Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku një qytetar raportohet se u gjend i pajetë në banesën e tij.
Burimet policore bëjnë me dije se kemi të bëjmë me rastin e një vetëvrasjeje.
Njoftimi i Policisë
Më datë 17.02.2025, rreth orës 18:05, në rrugën “Peti” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij shtetasi I. S., rreth 60 vjeç.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.


