Pas daljes së tij nga “BBVA4” G Bani ka tërhequr goxha vëmendje në rrjet, si për deklaratat e bujshme ashtu dhe për disa foto që bëjnë xhiron e rrjetit.
Së fundmi një fotografi ku ai shfaqet krahas Xhenetës është pasuar me goxha reagime.
Nëpërmjet këtij postimi artisti ka bërë me dije se ndodhe në Kosovë dhe ka shfrytëzuar momentin për të uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në mbishkrimin e tij, G Bani ka shkruar: “Urime festën e Pavarësisë”, duke e festuar këtë ditë në shoqërinë e Xhenetës.
Pas këtij zhvillimi, fansat kanë aluduar mbi marrëdhënien e mundshme mes G Banit dhe Xhenetës, duke u pyetur nëse ka diçka më shumë se një miqësi ndërmjet tyre.



