Ditën e djeshme gumëzhinin në rrjet aludimet se ekziston një mundësi rikthimi të G Banit në shtëpinë e “BBVA4”, artisti ka vendosur të reagojë.
Në një intervistë të shkurtër, G Bani shprehet se është në një gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa më tej vijon duke thënë që ata që morën këtë vendim duhet të kenë turp.
Teksa u pyet nëse është penduar për gjestin që i bëri banorit tjetër, artistit të njohur me emrin e artit si Gjesti, G Bani nuk shfaqet i penduar.
Ai më tej falenderon dhe kërkon ndjesë vetëm personave që e duan dhe e mbështetën në rrugëtimin e tij në këtë reality show.


