Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, Kurti sulmon pakicën në seancën e fundit të Kuvendit: Vendit i duhet opozitë e re

    Kryetari i LDK-së: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Tha se do të zhbëjë SPAK-un/ Berisha sqaron deklaratën: Vetëm luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit!

    February 17, 2025
    Tha se do të zhbëjë SPAK-un/ Berisha sqaron deklaratën: Vetëm luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit!
    Sali Berisha

    TIRANË– Ish-kryeministri njëherësh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp që ka mbajtur ditën e sotme ka sqaruar deklaratën dhënë para demokrateve të mbledhur sot para SPAK, se do të zhbënte Prokurorinë e Posaçme.

    Berisha është pyetur nga gazetari Osman Stafa gjatë konferencës nëse do ta zhbëjë SPAK-un.

    A do e zhbëni SPAK-un dhe a do t’ju kthehen këto deklarata në bumerang duke qenë se shqiptarët sipas sondazheve janë në mbështetje të SPAK?

    Berisha: Ato janë anketime të bëra të gjitha nën diktat dhe për manipulim dhe nuk kanë asnjë vlerë. Por unë të garantoj se Sali Berisha nuk ka ndërmend asgjë tjetër vetëm luftën me zero tolerancë kundër krimit dhe korrupsionit. Garantoj çdo shqiptar!  Por unë paraqita sot në mëngjes dokumente të tjera, që krimineli me kollare, me veturë ministrore, me zyrë ministrorë, qarkullon në mbledhje të qeverisë, ka kryer krime të shëmtuara dhe mbrohet nga Skrapi. Unë kam dhënë disa shembuj dhe jap shembuj. Dallimi është ky, Edi Rama përdor Skrapin, unë nuk e kam përdorur dhe nuk do e përdor kurrë drejtësinë. Drejtësia do jetë nën ligj dhe e pavarur. E varur nga ligji. Unë nuk mund të pranoj kurrë prokurorë apo gjykatës apo nëpunës apo deputetë apo ministër një njeri që ka kryer krim, një njeri që fle mbi krimin, një njeri që fsheh krimin. Nuk është punë Skapi këtu. E kam deklaruar dhe e deklaroj se çdo njeri i ndershëm që zbaton ligjin, a do quhet Spak apo do quhet… ne e kemi quajtur Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Ne me këtë jo nuk do të dobësojmë, por përkundrazi do forcojmë dhe do adoptojmë zero tolerancë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. A, në qoftë se dikush do të mbrojë monstrat e Xhorxh Sorosit, në Shqipëri, kjo ka marrë fund. Xhorxh Sorosi është një armik i Shqipërisë, e kam thënë këtë, e kam quajtur publikisht monstër që nga viti 2016, sot i them se është faktuar i tillë dhe monstruozitetet Soros nuk do ekzistojnë në Shqipëri. As të Edi Ramës. Do krijojmë, gjithnjë me Komisionin e Venecias, asnjëherë jashtë Komisionit të Venecias, ai është institucioni që gëzon besimin e plotë të PD-së… Por, kjo do ndodhë. Ata që mbrojnë korrupsionin e tyre me Skrapin, gabojnë rëndë. Mos harroni se para një viti, Antoni Blinken erdhi dhe e përgëzoi Altin Dumanin se ka arrestuar Sali Berishën. Po ku është sot Antoni Blinken? I padenjë për t’u futur në ndërtesat e qeverisë së tij. Prandaj nuk e kanë kuptuar akoma ndryshimin, nuk e kanë kuptuar akoma se ç’po ndodh./Radar.al

    “Gratë e këtyre duan rroba 3 mijë euro”/ Sula vjen me fustan në Kuvend: Gratë e këtyre e duan mbi 3 mijë euro

     

    Berisha spaku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    April 29, 2026

    Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, Kurti sulmon pakicën në seancën e fundit të Kuvendit: Vendit i duhet opozitë e re

    April 29, 2026

    Kryetari i LDK-së: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

    April 29, 2026

    Statistikat për veprat penale, pastrimi i parave arriti rekordin e 10 viteve të fundit, skemat

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.