TIRANË– Kanë kaluar më shumë se 24 orë ndërsa vijojnë ende operacionet e kërkimit në Liqenin e Ulzës për gjetjen e trupit të një 37-vjeçari, i cili dyshohet se humbi jetën pasi ra në ujë gjatë lundrimit me një motor uji.
Bazuar në të dhënat paraprake, i riu nga Laçi po lëvizte me skaf në liqen kur, për arsye ende të paqarta, dyshohet se ka rënë në ujë dhe nuk ka mundur të dalë më në sipërfaqe.
Në kërkimet janë angazhuar forca të Policisë së Shtetit, polumbarë, familjarë të 37-vjeçarit si dhe banorë të zonës. Megjithatë, deri tani nuk është arritur të gjendet trupi i tij.
Sipas autoriteteve bëhet me dije se operacioni do të vijojë edhe në orët e ardhshme, ndërsa po hetohen të gjitha rrethanat që çuan në ngjarjen e rëndë./Radar.al


