Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Macron: Pas largimit nga Élysée në 2027 nuk do të merrem më me politikë

    Vendet më të pasura në botë për 2026, Norvegjia kryeson renditjen sipas indeksit të ri të mirëqenies

    Dorëheqje në Policinë e Shtetit, largohen drejtorët e Kukësit dhe Lezhës, Hita kërkon ndryshime të reja në qarqe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “800 mijë euro fustane e bizhu”/ Reagon për herë të parë Ajola Xoxa: Ajo shifër nuk ekziston. Mos e provoftë askush këtë mizori

    February 17, 2025
    "800 mijë euro fustane e bizhu"/ Reagon për herë të parë Ajola Xoxa: Ajo shifër nuk ekziston. Mos e provoftë askush këtë mizori
    Ajola Xoxa
    TIRANË– Bashkëshortja e Kyrebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ka reaguar para pak minutash për herë të parë sa u takon akuzave të ngritura nga SPAK ndaj saj se shpenzoi mbi 800 mijë euro për fustane e bizhu.

    Xoxa  shprehet se “kam patur fatin të rritem në një ndër ato familje shqiptare të tranzicionit me mundësi shumë të mira financiar”.

    “Unë vij nga dy familje të njohura shqiptare. Nga familja e babait tim, kemi trashëguar toka, troje, ndërtesa, shtëpi, etj., si në Tiranë, ashtu edhe jashtë saj. Të tëra të ditura kohë e kohë më parë se sa unë të rritesha e të bëhesha bashkëshortja e Erionit. Dikur pedagog, gazetar dhe kritik arti, pas ’90-ës im atë nisi të merrej me biznes, si shumë të tjerë. Unë kam patur fatin të rritem në një ndër ato familje shqiptare të tranzicionit me mundësi shumë të mira financiare, cka mundësoi edhe mbështetjen e studimeve të mia të larta për drejtësi, master e doktorature, në Paris e Romë.”-shprehet ajo.

    Më tej theksoi se në 10 vite ka shpenzuar 75.025 Euro në total për blerje online, por theksoi se këto para i ka fituar nga puna e saj si juriste e avokate, duke theksuar se studio e saj ligjore ka një numër të madh klientësh.

    “E kam të qartë që shumëkujt edhe kjo shifër mund t’i duket e madhe, por dua ta theksoj me këtë rast se unë nuk kam lidhje me imazhin e asaj kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu, sepse punoj si juriste dhe avokate prej 17 vjetësh, fillimisht në dy prej studiove më të mëdha të vendit, e më pas me studion time, me një numër të madh klientësh e bashkëpunëtorësh. Punoj edhe si kuratore apo drejtoreshë artistike e vizuale (dhe këtë gjithashtu do ta detajoj imtësisht shumë shpejt). Unë nuk njoh zbavitje tjetër përveç punës sime.”- deklaroi bashkëshortja e Erion Veliajt.

    POSTIM I PLOTË I AJOLA XOXËS: 
    Të gjithëve ju që më lexoni, ju kërkoj të parafytyroni vetëm faktin që unë jam e hetuar, por jo e pandehur, pavarësisht se e dënuar dhe e ekzekutuar pa gjyq në gjyqin e politikës, medias dhe rrjeteve sociale. Vonesa e këtij sqarimi të detajuar, lidhet me faktin se unë fustanët dhe bizhutë 800 mijë euro i kam marrë vesh në të njëjtën kohë me ju. Nga mediat. Ndërsa akt-akuzën qindrafaqëshe e kam marrë vetëm pasi jam akuzuar për këtë shifër tromaksëse dhe për një sërë çudirash të tjera, një ditë përpara se të shkoja në sallën e gjyqit.
    ***
    E marrë peng me dhunë në këtë valle shpatash e thikash mediatike dhe e konfirmuar si peng nga një trupë paragjykuesish, kam qenë e detyruar ta nis me vonesë punën për evidentimin e shifrave reale të financave që kanë të bëjnë me mua në atë akt-akuzë të mbushur me të pavërteta.
    Tani jam gati që nga sot dhe në ditët në vijim, të sqaroj me detaje të imta, narrative dhe financiare, dhe me përgjegjësi të plotë publike apo ligjore, të gjithë këtë bllof të dhunshëm, të cilin do ta përball deri në Gjykatën e Strasburgut me pafajësinë time të plotë.
    E para pjesë e të pavërtetës së madhe, që dua ta çmontoj dhe ta flak nga vetja si një thes, që ma kanë hedhur në kokë për të më shëtitur nëpër rrugë, duke nxitur linçimin tim me pështyma dhe gurë, është natyrisht ajo më skandalozja: 800 mijë euro online fustanë dhe bizhu.
    Në seancën e të martës, datë 11 shkurt, në GJKKO, unë deklarova se shifra ishte lebetitëse dhe fundekrye e pavërtetë. Pastaj, që prej të mërkurës, ekspertët kontabël kanë kaluar në një sitë shumë të imët çdo llogari timen bankare dhe kanë nxjerrë nda deklaratat e llogarive bankare çdo blerje online të 10 viteve të fundit (1.1.2015 – 1.1.2025).
    Totali i blerjeve të mija online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, etj. (duke mos përfshirë libra, tarifa dixhitale, abonime), është për 10 vite: 75’025 Euro në total (1.1.2015 – 1.1.2025).
    E kam të qartë që shumëkujt edhe kjo shifër mund t’i duket e madhe, por dua ta theksoj me këtë rast se unë nuk kam lidhje me imazhin e asaj kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu, sepse punoj si juriste dhe avokate prej 17 vjetësh, fillimisht në dy prej studiove më të mëdha të vendit, e më pas me studion time, me një numër të madh klientësh e bashkëpunëtorësh. Punoj edhe si kuratore apo drejtoreshë artistike e vizuale (dhe këtë gjithashtu do ta detajoj imtësisht shumë shpejt). Unë nuk njoh zbavitje tjetër përveç punës sime.
    Unë vij nga dy familje të njohura shqiptare. Nga familja e babait tim, kemi trashëguar toka, troje, ndërtesa, shtëpi, etj., si në Tiranë, ashtu edhe jashtë saj. Të tëra të ditura kohë e kohë më parë se sa unë të rritesha e të bëhesha bashkëshortja e Erionit. Dikur pedagog, gazetar dhe kritik arti, pas ’90-ës im atë nisi të merrej me biznes, si shumë të tjerë. Unë kam patur fatin të rritem në një ndër ato familje shqiptare të tranzicionit me mundësi shumë të mira financiare, cka mundësoi edhe mbështetjen e studimeve të mia të larta për drejtësi, master e doktorature, në Paris e Romë.
    Gjithashtu, vec mundësive shumë të mira financiare të prindërve të mi, unë kam punuar që fare e re në fushën e avokatisë dhe jam paguar gjithmonë shumë mirë e vazhdoj paguhem shumë mirë. Të ardhurat e mia në vite janë të deklaruara dhe publike.
    Të gjithë ata që më njohin apo që kanë punuar me mua e dijnë fort mirë se unë nuk kam orar në punë, as ditë pushimi, punoj minimalisht 12 orë në ditë, cdo ditë; të gjithë klientëve të studios së avokatisë apo bashkëpunëtorëve të mi u shkojnë emaile nga unë edhe në 2 apo 3 të mëngjesit, edhe të dielave apo edhe në mes të gushtit. E ndaj jetën mes punës dhe përkujdesjes për familjen time.
    Të gjitha blerjet e mësipërme janë kryer me kartën time të kreditit dhe i konsideroj produkte të miat (them “konsideroj” sepse shumë prej tyre janë përdorur gjithashtu për videoklipe apo reklama të cilat unë kam realizuar).
    Jam porositëse dhe përfituese e vetëm kësaj vlere dhe e asnjë vlere tjetër, që nuk e di pse dhe si është bashkuar, por që nuk ka asnjë lidhje me shpenzime të bëra nga unë apo të përfituara prej meje.
    Këtë fakt të argumentuar me tabela financiare dhe të noterizuar me firmat e ekspertëve, do ta dorëzoj edhe pranë GJKKO dhe SPAK, me besim se e vërteta e varrosur nën malin me gurët e shpifjeve dhe fantazive do të dalë në fund.
    Unë nuk kam patur KURRE ndonjë çantë Hermes apo Chanel, sikurse është thënë në gjyqin tim publik mediatik. Nuk kam as fustane apo të brendshme me vlera absurde, sikurse ndonjë gazetar/e ka thënë. Madje me këtë rast dua të them se ka qenë një përballje tejet e trishtueshme prej më shumë se nëntë orësh me prokurorin, ku kuptova se me jetën time ishte bërë një çorbë e madhe. Por s’ka krahasim me asgjë trishtimi i hidhur që të jep niveli i rrugës i disa portaleve e gazetare/ëve, që merren me fustanet apo nën fustanet e një gruaje, duke e fryrë dhjetëfish vlerën e tyre, për të diskredituar armikun si në kohën e komunizmit…
    Nuk kam ndier kurrë një trishtim e dëshpërim kaq të madh. Tmerr.
    Mos e provoftë askush, askujt në këtë vend nuk ia uroj, këtë mizori juridike dhe mediatike.
    Zoti e faltë mosnjerzillëkun e gjithë kësaj historie dhune.

    Ajola Xoxa harxhoi 860 mijë për veshje? Del procesverbali i BKH-së: Në dollap iu gjetën veshje ‘Zara’

     

    Rama flet për herë të parë për arrestimin e Veliajt: Kryetari i bashkisë u mbyll pa gjyq në qeli! Nuk do të hesht më!

    800 mijë euro fustane e bizhu ajola xoxa Erion Veliaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Macron: Pas largimit nga Élysée në 2027 nuk do të merrem më me politikë

    April 23, 2026

    Vendet më të pasura në botë për 2026, Norvegjia kryeson renditjen sipas indeksit të ri të mirëqenies

    April 23, 2026

    Dorëheqje në Policinë e Shtetit, largohen drejtorët e Kukësit dhe Lezhës, Hita kërkon ndryshime të reja në qarqe

    April 23, 2026

    SHBA, Departamenti i Drejtësisë hap hetim për publikimin e dosjeve Epstein

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.