Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi Pakistan, ku një kamionçinë që transportonte minatorë është goditur nga një mjet shpërthyes e për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim bombe.
Mediat e huaja bëjnë me dije se miniatorët të cilët punonin në një minierë qymyri në provincën jugperëndimore të Pakistanit, po udhëtonin me kamionçinën kur ndodhi sulmi. Nga ngjarja e rëndë raportohet se afro 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Shefi i administratës lokale, Wali Kakar, deklaroi se incidenti ndodhi në distriktin Harnai, pranë kryeqytetit provincial Quetta, herët në mëngjes.
Më tej raportohet se të plagosurit janë në gjendje kritike dhe numri i viktimave mund të rritet.
Dyshimet kryesore bien mbi Ushtrinë Çlirimtare të Baloçistanit (UÇB), një grup militant i guerrilëve etnikë Baloç, që lufton për pavarësinë nga Pakistani.


