Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tifozi më i frikshëm i Botërorit/ Turku që “vodhi” shfaqjen pavarësisht humbjes së Kombëtares

    Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

    Nga bujtinat tek magjia e Prespës/ Çelet sezoni turistik në Pustec, destinacioni që po josh vizitorët e huaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama në krah të Veliajt: Ajo që ndodhi ka kaluar çdo limit, asnjë akuzë. U hetua si rezultat i një “novele”

    February 11, 2025

    Kryeministri Edi Rama ka dalë hapur në mbështetje të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë për korrupsion.

    Në një fjalim të mbajtur sot, Rama e cilësoi situatën si një paradoks, ku një kryetar bashkie, i zgjedhur nga çerek milioni votues, ndodhet i ndaluar pa një proces të rregullt gjyqësor dhe pa një akuzë konkrete.

    Ai e konsideroi këtë një precedent të rrezikshëm që sfidon parimet e drejtësisë dhe ndarjen e pushteteve.

    Pjesë nga fjala e Ramës:

    Sot jemi këtu për të kremtuar 105-vjetorin e kryeqytetit dhe, në të njëjtën kohë, jemi në një paradoks, sepse mungon kryetari i Bashkisë, i zgjedhur nga çerek milioni zgjedhës për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratë mes tij, forcës politike dhe qytetarëve të Tiranës. Kjo kontratë është ndërprerë nga dikush që nuk e njeh. Kur dikush zgjidhet, ka një llogari të përditshme për të dhënë.

    Kush vendos që njeriun e zgjedhur ta marrë pa gjyq dhe ta mbyllë në një dhomë paraburgimi, nuk është e qartë për mua se para kujt jep llogari, por me siguri jo para qytetarëve që kanë zgjedhur kryetarin e Bashkisë. Unë nuk e di dhe nuk më takon mua ta them nëse Erioni është i pafajshëm apo fajtor, por di që prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës nuk është thjesht një detyrim ndaj tij si individ, por edhe një detyrim ndaj të gjithë atyre që e kanë zgjedhur. Duhet të bëhen të dyja: edhe puna për kontratën me zgjedhësit, edhe puna e drejtësisë për të nxjerrë të vërtetën në një proces të rregullt me standarde demokratike dhe për të përcaktuar, në të gjitha shkallët e gjykimit, fajësinë ose pafajësinë.

    Deri më sot kemi zgjedhur të mos komentojmë, edhe kur kryetari i Bashkisë së Tropojës është marrë nga zyra dhe është mbyllur në shtëpi, në një qytet në skaj të Shqipërisë, ku burimet njerëzore nuk janë të pafundme, dhe i është ndaluar të zbatojë kontratën me zgjedhësit, sepse mbi të rëndon një akuzë, por pa gjyq.

    I kemi konsideruar këto si lajthitje në objektiv, duke qenë të bindur se koha dhe reflektimi i brendshëm i institucioneve të reja, si dhe domosdoshmëria për të pajtuar përpjekjen për drejtësi me standardet evropiane të drejtësisë, do ta bëjnë të tyren pa pasur nevojë që ne të flasim. Por ajo që ndodhi dje ka kaluar çdo limit, jo në raport me të drejtën absolute dhe gjithmonë të palëkundur për të çuar para drejtësisë këdo, pa parë majtas e djathtas, por në raport me ndarjen e domosdoshme të pushteteve dhe me domosdoshmërinë që një pushteti të zgjedhur t’i jepet mundësia të ushtrohet gjatë gjithë kohës që hetohet dhe gjykohet.

    Paraburgimi i personave të zgjedhur është një fenomen sui generis me të cilin po ballafaqohemi. Thënë të gjitha këto, e përsëris se ne nuk kemi asnjë diskutim për domosdoshmërinë e vijimit të luftës kundër korrupsionit. Por sot jemi në një situatë ku nuk kemi një akuzë për korrupsion dhe një hetim mbi një akuzë për korrupsion, por kemi një hetim për një person. Nuk është hetuar një akuzë për korrupsion, por është hetuar jeta e një njeriu dhe e familjes së tij si rezultat i një “novele” me dhjetëra faqe anonime, të depozituara në shkurt të vitit të kaluar.

    Dhe më vjen keq. Nuk pretendoj se jam neutral apo i pavarur në këtë që po them, sepse në fund të fundit jam udhëheqësi i forcës më të madhe të shqiptarëve dhe e kam të pamundur të mos e lidh faktin që ndizet një situatë, zhvillohet një linçim publik dhe më pas kryetari i kryeqytetit hiqet nga detyra tre muaj para zgjedhjeve. Nuk po insinuoj asgjë, por për mua kjo nuk është normale.

    Edi rama Erion Veliaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tifozi më i frikshëm i Botërorit/ Turku që “vodhi” shfaqjen pavarësisht humbjes së Kombëtares

    June 14, 2026

    Pacolli ngre alarmin: Kam marrë kërcënime, Aeroporti i Vlorës po mbahet peng nga grupe të errëta!

    June 14, 2026

    Nga bujtinat tek magjia e Prespës/ Çelet sezoni turistik në Pustec, destinacioni që po josh vizitorët e huaj

    June 14, 2026

    “Do të japë dorëheqjen si President”, Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi  

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.