Gjatë senacës së sotme plenare, pas Berishës fjala iu dha Taulant Ballës.
Ministri për marrëdhëniet me Parlamentin, reagoi ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren e Kuvendit, ku ky i fundit bëri disa akuza ndaj drejtuesve të lartë të qeverisë, përfshirë këtu dhe familjarëve të tyre.
Balla i kërkoi Berishës që të mos gënjejë para shqiptarëve, por të shkojë dhe të bëjë një kallëzim në SPAK për të gjitha ata.
“Për ju nuk ka ligje e rregullave. Për ju drejtësia funksionon kur reagon ndaj kundërshtarët, por është e kapur kur vepron ndaj jush. Nuk kemi bërë komente kur drejtësia është duke vepruar. Në tetor 2023 SPAK ngriti akuzë ndaj një personi ndaj jush. Kallëzimin e bëra unë dhe nuk bëra asnjë koment. Ka një standard. Unë e kuptoj që këtu mes jush ka gënjeshtarë patologjikë. Erdhi këtu dhe ngriti gënjeshtra pa fund ndaj kryeministrit, familjes së tij, ne, kolegëve. Merri nesër dhe bëj një kallëzim në SPAK. Shko atje. Këtë e vërteton drejtësia. Shko bë kallëzim. Po ke këllqe, merri të gjitha këto dhe shko atje”, tha Balla.
Sakaq kujtojmë se gjatë senacës së sotme pati goxha tensione, një ndër to ishte dhe përplasja e Flamur Nokës me gardistët pasi demokrati tentoi t’I afrohej Spiropalit.


