Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Kredia për shtëpi arrin rekord të ri, bankat dhanë 545 milionë euro në 2024

    February 10, 2025
    Kredia për shtëpi arrin rekord të ri, bankat dhanë 545 milionë euro në 2024

    TIRANË- Kredia për shtëpi u rrit për të pestin vit radhazi në 2024. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 54.9 miliardë lekësh ose rreth 545 milionë eurosh, të llogaritura me kursin mesatar të vitit të kaluar. Kredia e re për banesa u rrit me 13% krahasuar me vitin 2023.

    Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2024 arriti në pothuajse 208.7 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 15.5%. Ritmet e rritjes të portofolit të kredisë janë rritur ndjeshëm krahasuar me nivelin prej 6.3% të vitit të mëparshëm.

    Normat e ulëta të interesit kanë bërë që kredia për shtëpi në dy vitet e fundit të dominohen nga monedha vendase. Kjo tendencë u thelluar edhe më shumë në 2024. Kredia e re për shtëpi në lekë vitin e kaluar arriti në 40.9 miliardë lekë, në rritje me 35% krahasuar me një vit më parë. Kredia në monedhën vendase përbënte më shumë se 74% të vlerës së re të disbursuar në kredi për shtëpi.

    Kredia në euro pësoi një rënie të mëtejshme në 14 miliardë lekë, 24% më pak krahasuar me një vit më parë. Pjesërisht, rënia e kredisë në euro është ndikuar edhe nga efekti negativ i kursit të të këmbimit dhe vazhdimi i mbiçmimit të lekut.

    Të dhënat tregojnë se kredia për shtëpi ka shënuar një rritje të fortë në vitet pas pandemisë. Në periudhën kohore 2021-2024, sektori bankar ka dhënë më shumë se 189 miliardë lekë kredi të reja për blerjen e banesave nga familjet shqiptare. Kjo shumë është dy herë më e lartë krahasuar me katërvjeçarin e mëparshëm, 2017-2020.

    Rritja e mbështetjes me sektori bankar me kredi duket se është një faktor që ka patur një peshë të konsiderueshme në kërkesën për pasuri të paluajtshme dhe në rritjen e çmimit të pronave pas pandemisë.

    Normat e ulëta të interesit e kanë bërë kredinë për shtëpi tërheqëse për huamarrësit, ndërsa paralelisht cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit ka rritur edhe kërkesën për kredi për shtëpi nga familjet, duke shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen.

    Nga ana tjetër, rritja e çmimeve ka ndikuar në vlera më të mëdha të kredive të marra nga individët për të blerë banesa, duke kontribuar ndjeshëm edhe në rritjen e volumeve të përgjithshme të këtij produkti.

    Megjithatë, rritja e shpejtë e kredisë për pasuri të paluajtshme për individët dhe bizneset ka krijuar shqetësim te Banka e Shqipërisë. Vitin e kaluar, Banka Qendrore aplikoi për herë të parë një shtesë kundërciklike të raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar, që ka si qëllim ngadalësimin e rritjes së kredisë për ekonominë./Monitor

    545 milionë euro bankat Kredia për shtëpi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.