Teksa rezultatet paraprake kanë nxjerrë fitues Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti dhe koalicionin e tij, ka ardhur edhe reagimi i parë i Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për zgjedhjet në Kosovë.
Ai ka thënë se në bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lista Serbe ka fituar të dhjetë mandatet dhe se do të jetë pengesë për sulmet e mëtejshme të Albin Kurtit.
“Dhe rezultatet janë të qarta, Lista Serbe i ka fituar të dhjetë mandatet e mundshme. Urime popullit serb në Kosovë e Metohi. Këto rezultate janë pothuajse të pabesueshme veçanërisht kur kemi parasysh se çfarë ka bërë Kurti për të shkatërruar popullin serb dhe Listën Serbe. Gjithçka që shumë të huaj bërën për të shkatërruar Listën Serbe, fshehtas dhe publikisht duke ndihmuar gjithë të tjerët kundër përfaqësueses më të fortë sërbe. Kjo dhe për mua është besim i madh. Lista Serbe mori pa Serbicën dhe pa personat e zhvendosur në brendësi, 38. 533 vota ndërsa pasohet nga 3.217 vota. Sipas kësaj është tërësisht e qartë që Lista Serbe ka fituar padyshim të dhjetë mandatet dhe se do të jetë pengesë për sulmet e mëpasshme të Kurtit”, ka thënë Vuçiç.
Ky i fundit kujtoi se Albin Kurti “deri më dje, festonte shembjen në Beograd”.
“Kam frikë se tashmë duhet të kujdeset më shumë për veten dhe ekzistencës së tij në pushtet. Faleminderit popullit serb në Kosovë e Metohi për këtë besim, dashuri dhe mirëbesim. Gjithçka që mund t’ju them Kosova është Serbi dhe ju dua jashtëzakonisht”, ka thënë Vuçiç në videomesazh të filmuar nga Zyra për K&M./Radar.al


