Partizani barazoi ndaj Tiranës në minutën e 90-të të lojë mesditën e 9 shkurtit, por kjo solli përplasje mes lojtarëve të të dyja skuadrave.
E rëndë në Tiranë, një efektiv policie i plagosur. Dalin detajet e para
Siç shihet në video, ka konfrontim fizik mes futbollistëve, çka solli ndrëhyrjen e forcave të sigurisë.
News 24 mëson se gjithçka nisi nga pankina e Tiranës, që pas golit të pësuan, u ngritën që të godisnin Gudjufin.
Gjithashtu, nuk mund të lihet pa përmendur se ka patur sherr edhe tek ata në stol dhe si rrjedhojë, janë përfshirë edhe stafet e ekipeve.
Pas qetësimit të situatës në “Arenën e Demave”, derbi rifilloi normalisht për të luajtur minutat e mbetura të takimit. Arbitri nuk ka hezituar të përjashtojë me karton të kuq disa lojtarë, me të kuqtë dhe bardheblutë që mbyllën ndeshjen me nga 9 lojtarë.


