TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saliaji pak minuta para nisjes së protestës së opozitës para kryeministrisë ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku fton të gjithë qytetarët që të bashkohen.
POSTIMI I PLOTË I SALIANJIT:
Frymëzimi i protestës është keqqeverisja dhe prepotenca e Ramës! Autokratuci dhe pak orë përpara protestës po konfirmon se sa e drejtë është levizja e Opozitës, sa i qenesishem është bashkimi i njerëzve sot pasdite në Bulevard. Qeverisja 12 vjeçare ka mbjellur zemerim. Sjellja e kryeministrit revoltë. Fyerjet dhe gjuha e tij e perdalë, meritojnë të ndeshkohen. Korrupsioni dhe lidhjet e tij me krimin, meritojnë të ndeshkohen. Luksi i tij pervers në kurriz të popullit më të varfer të Europës, meriton të ndeshkohet. Ndaj, autokratuc. Frymëzimi i kesaj proteste je ti, qeverisja dhe sjellja jote. I ftoj gjithë miqtë, demokratët, qytetarët të bashkohen sot në Bulevard. Jepini zë shqetësimit, jepini zë brengave të vendit, jepini zë atyre që nuk mundet të jenë sone me ju./Radar.al


