Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Operacion ndërkombëtar “The Wanted”/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, ishte në kërkim për trafikimin e 240 kg ko*ainë

    Aksident i frikshëm në Llogara, makina çahet nga barrierat, plagoset 22-vjeçari

    Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel, shakaja për Melania Trump ndez debat të fortë në SHBA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “More 450 milionë lekë nga banda e Çopjave”, “shpifës, isha avokat”/ Ja si i nxjerr sondazhi partitë e Adriatik Lapajt dhe Agron Shehajt

    February 6, 2025

    Në rrjetet sociale ka nisur një debat dhe përplasje mes kryetarëve të dy partive të reja në vend. Adriatik Lapaj që drejton partinë “Shqipëria bëhet” dhe Agron Shehaj që është kryetari i partisë “Mundësia”, të cilët synojnë të futen në Kuvend nga zgjedhjet e 11 Majit, po përplasen mes tyre.

    Shehaj e ka akuzuar Lapajn se është paguar nga një kompani e sekuestruar nga SPAK.

    Artikull i rekomanduar

    “Për eleminimin e çmendurisë tran*gjinore”- Trump nuk ndalet, firmos urdhrin e ri të ndalimit, ja çfarë është

    Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 shpk”, e cila u sekuestrua pasi u zbulua se përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”.

    Ndërsa Lapaj e paralajmëroi me padi për shpifje Shehajn dhe sqaroi se ai kishte punuar si avokat për këtë kompani, por paratë ende nuk i ka marrë, shkruan Radar.al.

    Sakaq, së fundmi është publikuar dhe sondazhi i parë për zgjedhjet e 11 Majit dhe interesante është se si kanë dalë rezultatet për këto parti:

    Sipas Euronews, 6.4% janë përgjigjur se do të votonin “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt. Ndërkohë 3.1% e qytetarëve thonë se do të votonin partinë “Mundësia“ të Agron Shehajt. 

    Radar.al ju sjell dhe debatin mes tyre deri më tani: 

    DEBATI

    Adriatik Lapaj: Edhe pse ti më sulmon, unë prapë të shtrij dorën. Ty të shohin si biznesmen mor zotëri dhe nuk lëvizin nga vendi.

    Agron Shehaj: Adriatik ne jemi shumë ndryshe. Unë nuk financohem nga paratë e pista Adriatik. Unë nuk kam marrë dot pronat e mia, jo më të përfitoj nga ish-pronarët që ju keni torturuar, gjykatës të korruptuar, avokatë sekserë. Ti ke qenë dhe je pjesë e këtij sistemi Adriatik. Unë jam si ata qindra mijëra shqiptarë që kanë vuajtur këtë shtet të korruptuar, këtë sistem të padrejtë, atë drejtësi të korruptuar ku ti ke ngrënë Adriatik. Kjo është diferenca midis teje dhe meje. Adriatik unë jam i pakapshëm. Të fala Ramës Adriatik.

    Agron Shehaj: Ferdinandi më shkruajti sot në mëngjes dhe më tha “jo të gjitha paratë që përdor Adriatiku janë të pista, sepse disa nga ato para i kam dhënë dhe unë”. Kam një dokument të 2024, e gjeni në QKB. është bilanci i një kompanie të sekuestruar nga SPAK për pastrim parash ku tregon që Adriatiku ka marrë 45 milionë lekë. Pyeteni pse i ka marrë sepse arsyeja psei ka marrë është më e rëndë se fakti që i ka marrë. Më vjen keq për ata që kanë besuar dhe vijojnë të besojnë te Adriatiku, do të zhgënjehen. Ky është një sistem i kalbur dhe Adriatiku është mbështetur nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi. Prandaj duhet të jemi të vëëmendshëm të shikojmë në thellësi.

    Adriatik Lapaj: Agroni sot ka thënë që unë kam marrë para nga krimi për politikë.
    Ka nxjerrë dhe një dokument që ai pretendon se unë kam marrë para nga krimi për politikë.

    Pra, Agroni me zë e figurë, po u thotë shqiptarëve për politikë se unë kam marrë nga krimi 4,5 milionë lekë.

    Le ta marrim me radhë:

    1. E para, dokumenti në fjalë është bilanci publik sipas ligjit i një kompanie private që tregon se i ka detyrim personit fizik Avokat Adriatik Lapaj 4,5 milion lekë. Në fakt, mua më kanë borxh shumë kompani e persona që i kam përfaqësuar si avokat!

    2. E dyta, nuk kam marrë 4,5 milionë, kompania që citon ti m’i ka borxh për punën si avokat. Ka afro 2 vite që nuk më likuidon lekët. Hallet e veta. Nuk i’a kanë dalë! Gënjeshtra jote e parë!

    3. Z. Shehaj ju pretendoni se unë jam paguar 4,5 milionë nga kjo kompani për politikë. Në fakt ky është mashtrimi juaj i dytë i kryer publikisht. Unë si avokat këtë profesion kam! Te rasti në fjalë kam ofruar shërbime civile dhe konkretisht kam qenë avokati që ka përfaqësuar 35 familje pronare të një toke që kompania në fjalë ka blerë. Si avokat kam përpiluar kontratat dhe kam ndjekur procesin juridik.

    4. Z. Shehaj ju thoni që kompania në fjalë është sekuestruar nga Spaku duke synuar që të krijoni dëmtimin tim si imazh te votuesit. Pra, doni të krijoni perceptimin që Adriatiku bashkëpunon me krimin. Në fakt, kompania në fjalë nuk është e sekuestruar nga Spak. Gënjeshtra jote e tretë! Administratori saj është nën hetim dhe është nën hetim për punë të veta që nuk lidhen as me funksionin e tij si administrator. Halli i vet! Shërbimi im si avokat është për kompaninë afro 2 vite para se administratori saj të merrej nën hetim. Kontrata është me kompaninë dhe jo për punët e Administratorit. Gënjeshtra jote e katërt! Kjo për të qenë korrekt, se unë dhe sot mund ta përfaqësoj pa problem atë kompani ose administratorin e saj edhe në Spak se kjo është puna ime. Përfaqësues ligjor! Avokat!

    5. Z. Shehaj, nëse do qenë para që krimi m’i jepte, do m’i kishin dhënë, e nuk do më mbeteshin borxh 2 vite. Madje do m’i jepnin jo me bankë!

    6. Punën si avokat nuk ma kanë paguar dhe do duhet të vete në gjyq për t’i marrë. Ndoshta dhe nuk i marr dot e puna iku dëm! Po ky është hall për mua!

    7. A janë kriminelë ata apo jo, për mua ka pak rëndësi se unë nuk kam profesion të qenit Klerik, por avokat. Avokati përfaqëson edhe ata që shkelin ligjin. Madje kryesisht ata që shkelin ligjin. Është si t’i thuash doktorit pse i hoqe dhëmballën një trafikanti.

    8. Unë si avokat o Agron përfaqësoj këdo dhe kam detyrim t’i deklaroj në shtet. Fakti që janë deklaruar tregon se unë punoj me kontrata e fatura, jo në të zezë. Ndoshta ti je mësuar në të zezë!

    9. Ti Agron për politikë nuk paske limite, por përballë ke një njeri të ligjit! Tani, o unë do dënohem nga gjykata për bashkëpunim me krimin e organizuar o ti do dënohesh për shpifje!

    10. Pa dashje, ti Agron më bëre një nder! Nga teoria lekët t’i jep Sorosi, kaluat te teoria pse punon avokat! Me pak fjalë Sorosi paska qenë jo mjaftueshëm i pasur sa të më linte të kisha nevojë për para nga krimi.
    Të mesme nuk ka!

    Shihemi në gjykatë!

    Ti që hyre në politikë pa të njohur askush e pas 8 viteve deputet bën revolucionarin duke më thënë mua që nuk kam punuar 1 ditë në shtet se unë jam sistemi që ty të paska nxirë jetën! Luftë kërkove, luftë do kesh! Dmth kur nuk pyes shefin tënd Saliun, ty do e shohësh rrugës çfarë të kam!

    Agron Shehaj: Përgjigje për Adriatik Lapajn: Jo vetëm ka marrë para të pista, por arsyeja pse i ka marrë është dhe më e rëndë.

    Këto janë dokumentet që tregojnë çfarë shërbimi i ka dhënë Lapaj kompanisë në hetim për pastrim parash nga SPAK.

    E para është kontrata e shit-blerjes së një prone prej miliona euro në bregdet, midis kompanisë së akuzuar nga SPAK, pronarëve dhe Adriatik Lapajt. Lapaj merr përsipër regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë.

    E dyta është një screenshot nga faqja e gjykatës që tregon se me këtë çështje është marrë vjehrri i Adriatikut, që në atë kohë ishte kryetar i Gjykatës.

    Ky është një teatër i madh! Është një mashtrim i madh që ka një regjizor, që është Edi Rama.

    Ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal. I ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur.

    Duan të çojnë në Parlament njerëz të kapur dhe të kapshëm. Të kompromentuar.

    Nuk duhet të dorëzohemi! Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë dhe të pa shantazhueshme!

    Radar.al

    Adriatik Lapaj agron shehaj barometri sherri Sondazhi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Operacion ndërkombëtar “The Wanted”/ Arrestohet në Brazil Ervin Mata, ishte në kërkim për trafikimin e 240 kg ko*ainë

    April 27, 2026

    Aksident i frikshëm në Llogara, makina çahet nga barrierat, plagoset 22-vjeçari

    April 27, 2026

    Trump kërkon shkarkimin e Jimmy Kimmel, shakaja për Melania Trump ndez debat të fortë në SHBA

    April 27, 2026

    Kush po e mëson Elisa Spiropalin?

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.