TIRANË-SPAK ditën e sotme ka lexuar pretencën kryebashkiakun socialist, Eduart Duron, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.
Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu.
Ndërkohë mësohet se në seancën e radhës që do mbahet javën e ardhshme mbrojtja do paraqesë kundërshtimet e saj dhe në fund gjykata do të vendos mbi dënimin ose jo të tij./Radar.al
Licencoi pikën e karburantit, nën hetim kryetarin e Bashkisë së Devollit
Kryebashkiaku i Devollit, Eduart Duro paraqitet në SPAK. Pse po hetohet


