SHBA– Ish-presidenti Donald Trump është qëlluar me armë gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani. Trump u qëllua gjatë fjalimit të tij, ndërsa mediat e huaja raportojnë se agresori sipas mediave amerikane është vrarë.
Nga pamjet e bëra publike Trump u pa me plagë në veshin e djathtë, ndërsa është dërguar për t’u mjekuar në spitalin e zonës.
Në video është momenti kur ish-presidenti qëllohet, e megjithatë ai ngre një grusht lart duke ju dhënë sërish një sinjal gjithë njerëzve që po ndiqnin fjalimin e tij.


