Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Presidenti Trump vendos tarifa ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës

    February 2, 2025

    SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi të shtunën një urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifave të reja prej 25 për qind për mallrat që importohen nga Meksika dhe Kanadaja dhe një tarifë shtesë prej 10 për qind për importet nga Kina, duke nisur nga dita e martë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

    “Si Kanadaja dhe Meksika kanë lejuar hyrjen e pashembullt në SHBA të emigrantëve të paligjshëm si edhe të fentanilit (lloj droge) që po u merr jetën amerikanëve”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt gjatë një konference për shtypin, të premten.

    Presidenti Trump, i cili po qëndron gjatë fundjavës në rezidencën e tij në Mar-a Lago të Floridës, nuk pritet të flasë për gazetarët.

    Ndërsa tarifa për mallrat që do të vijnë nga Kanadaja do të jetë 25 për qind, Presidenti Trump tha se tarifa për naftën e papërpunuar të importuar nga ky vend do të jetë 10%.

    Specifikisht për Kanadanë, zoti Trump anuloi përjashtimin ndaj detyrimeve tatimore për dërgesat me vlerë më pak se 800 dollarë.

    Tarifa prej 10 për qind ndaj Kinës, do t’i shtohet një sërë tarifash ekzistuese për importet që vijnë nga ai vend.

    Sipas urdhrit të ri ekzekutiv, nuk parashikohen mekanizma për të kërkuar përjashtime për tarifat, por ka përcaktime për përshkallëzim të normave tarifore në rast se vendet e prekura hakmerren.

    Meksika dhe Kanadaja reaguan të shtunën vonë, ndërsa Kina dënoi veprimin e zotit Trump të dielën, por la të hapur mundësinë për bisedime për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

    Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, urdhëroi vendosjen e tarifave si kundërpërgjigje ndaj masës së administratës amerikane, duke shkruar në rrjetin X se qeveria e saj do të kishte parapëlqyer dialogun, por ishte e detyruar të reagonte.

    “Kam udhëzuar Ministrin e Ekonomisë për të zbatuar planin B, mbi të cilin kemi punuar, që përfshin masa tarfiore dhe jo tarifore në mbrojtje të interesave të Meksikës”, shkroi ajo.

    Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha të shtunën se vendi i tij do të hakmerrej ndaj veprimeve të administratës amerikane, duke vendosur një tarifë prej 25 për qind për importet amerikane që kapin një vlerë prej 155 miliardë dollarësh.

    Ai tha po ashtu se Kanadaja po shqyrton vendosjen e masave jo tarifore, me gjasë ato që lidhen me mineralet kritike, energjinë dhe partneritete të tjera.

    Kina e dënoi të dielën vendosjen e tarifave duket thënë se do ta dërgonte këtë çështje në Organizatën Botërore të Treegtisë dhe se do të merrte “masa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj”.

    Presidenti Trump ka paralajmërur se do të vendosë tarifa ndaj mallrave që importohen nga Bashkimi Europian.

    “Ata po na trajtojnë shumë keq”, ishte shprehur më herët Presidenti Trump, duke nënkuptuar BE-në./VOA

    Kine Meksike presidenti Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.