Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    11-vjeçari gjen në plazh dhëmb elefanti 1.8 milion vjeçar

    Shpërthim i kontrolluar në kantierin e Bypass-it të Sarandës, kufizohet qarkullimi për një orë

    Thaçi përcjell mesazh për qytetarët e Kosovës: Shumë shpejt do të shihemi…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “REVANSHI”/ SPAK mbyll hetimet: Nga grupi i Ervis Martinaj te i Edison Reçit. Goditen kokat e krimit

    January 31, 2025
    "REVANSHI"/ SPAK mbyll hetimet: Nga grupi i Ervis Martinaj te i Edison Reçit. Goditen kokat e krimit

    Ditën e sotme u mësua se SPAK mbylli hetimet nisi komunikimin e akuzave për anëtarët e 7 grupeve kriminale, që u goditën në kuadër të operacionit “Revanshi”.

    Pas kësaj procedure pritej që organi hetues t’i drejtohet gjykatës për seancë paraprake.

    Pjesë e këtryre grupeve përveç emrave të njohur në botën e krimit u evidentuan edhe zyrtarë të lartë policor, si drejtori i Policisë së Lezhës Henerigert Mitri, apo persona melidhje me politikën si ish-deputeti Arben Ndoka e vëllai i deputetit Eduard Ndreca, Armando Ndreca.

    Territoret ku shtriheshin këto grupe kriminale përfshin qytetet si: Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

    Kujtojmë se në kuadër të këtij operacioni në maj 2024 u krye fillimisht arrestimi i 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri, dhe 6 jashtë vendit, përkatësisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë e 2 në Belgjikë.

    Gjithashtu SPAK njoftoi goditjen e anëtarëvce të grupit të Ervis Martinajt, i cili në aleancë me grupin e drejtuar nga ish deputeti i PS-se, Arben Ndoka dhe bashkëpunëtor me grupin kriminal të Avdylajt në Durrës rekrutonin vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.

    U kontaktua dhe Emiljano Shullazhi që ndodhet në burg i dyshuar për vrasjen e Durim Bamit.

    Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri organizonte lojrat e fatit në këtë qytet duke mbështetur e bashkëpunuar me biznesmenin strategjik Pëllumb Gjoka që ndodhet në arrest në kuadër të dosjes “Metamorfoza” dhe me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po këtë drejtori, Klodjan Shahini drejtonin kultivimin e kanabisit.

    SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro mes tyre gati 3 milione euro jane para cash dhe valixhe me florinj e ora.

    7 grupet kriminale të shkatërruara:

    Ervis Martinaj       Fushë-Kuqe

    Arben Ndoka         Lezhë

    Emiljano Shullazi  Durrës

    Astrit Avdulaj        Durrës

    Durim Bami          Fushë-Krujë

    Duka-Hyseni         Tiranë dhe Vlorë

    Edison Reçi           Rrëshen

     

    Goditen kokat e krimit Revanshi spak mbyll hetimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    11-vjeçari gjen në plazh dhëmb elefanti 1.8 milion vjeçar

    July 2, 2026

    Shpërthim i kontrolluar në kantierin e Bypass-it të Sarandës, kufizohet qarkullimi për një orë

    July 2, 2026

    Thaçi përcjell mesazh për qytetarët e Kosovës: Shumë shpejt do të shihemi…

    July 2, 2026

    Trump kërkon fundin e luftës në Ukrainë: Të ndalen vra*jet e pakuptimta

    July 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.