Fituesja e edicionit të 3-të të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno ka reaguar e shqetësuar lidhur me lajmet që qarkulluan rreth deklaratave të saj në Instagram për Gjestin.
Artikull me interes
Ishte një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjete sociale kur ka komentuar zhvillimet brenda “Big Brother” si dhe çiftet e reja që pritet të krijohen brenda lojës.
Një komentues i shkruante Eglës se: “Ky Gjesti është narcist, mashtrues, toksik 3 femra per 3 muaj, mashkull i degjeneruar”.
“Mos harro që janë brez ‘tjetër’, kjo nuk i justifikon se prindërit tanë krijonin familje në moshën e tyre, por kohët kanë ndryshuar. Ndjenjat duket sikur kanë kaluar në plan të dytë. Ama ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë… siç bëri Luizi me Kiarën. Sjellja e Luizit ndaj Kiarës e lartësoi akoma më shumë në sytë e publikut. Mua personalisht më pëlqeu që e lartësoi atë grua,” tha Egla në përgjigje të Gjestit.
Më pas ajo i shkruajti Olti Currit në Instagram duke i kërkuar të mos bënte lajm me titull abuziv dhe ai reagoi menjëherë. Por mesa duket përplasja përfshiu dhe Anila Bashën./ Radar.al



