Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani, ndërhynë pa leje…

    Milanin e refuzojnë të gjithë pas Tares! Merr një tjetër shuplakë nga gjermanët

    “Je i fundit që mund të flasësh në emër të protestuesve”/ Balla-Berishës: Të sfidoj të shkosh sot pasdite në protestë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Na jep 2 mijë euro të fshijmë fotot intime, arrestohen dy persona në Gjirokastër

    January 28, 2025
    Na jep 2 mijë euro të fshijmë fotot intime, arrestohen dy persona në Gjirokastër

    GJIROKASTËR– “Blutë” e Gjirokastrës kanë vënë në pranga dy persona pasi akuzohen se kanë  kërcënuar një shtetase.

    Dy të arrestuarit dyshohet se i kanë kërkuar 2000 euro një shtetase, me qëllim që të fshinin fotot e saj intime në rrjetin social TikTok.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

    Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Profili”.

    Kanosën me anë të celularit, një shtetase, që t’iu jepte 2000 euro, për të fshirë disa foto intime të saj, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihen në pranga 2 shtetas.

    Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Profili”.

    Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Xh., 45 vjeç dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

    Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur nëpërmjet celularit, një 40-vjeçare, për dhënien e shumës 2000 euro, që të fshinin disa foto intime të saj, nga rrjeti social “Tik Tok”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Radar.al 

    foto intime Gjirokastër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani, ndërhynë pa leje…

    June 18, 2026

    Milanin e refuzojnë të gjithë pas Tares! Merr një tjetër shuplakë nga gjermanët

    June 18, 2026

    “Je i fundit që mund të flasësh në emër të protestuesve”/ Balla-Berishës: Të sfidoj të shkosh sot pasdite në protestë

    June 18, 2026

    Guvernatori Newsom: Trumpi zhvillon një fushatë kundër meje

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.