BERAT– Ditë Ndërkombëtare e Gruas ka ardhur ndryshe në qytetin e Beratit. 8 Marsi ka sjellë sot një atmosferë të veçantë në rrugët e qytetit.
Policia e Beratit ka vendosur të surprizojë sot të gjitha drejtueset femra në timon, që qarkullojnë në rrugët e qytetit.
Siç shihet edhe në foto kanë qenë efektivët e qarkullimit rrugor që, pasi i kanë ndaluar me justifikimin për tu kërkuar dokumentacionin, i kanë surprizuar gratë dhe nënat duke ju dhuruar nga një lule.
Kjo nismë speciale e Policisë së Beratit vijoi për rreth 2 orë në rrugët e qytetit, duke dhuruar jo vetëm emocione dhe shumë mirënjohje për gratë por duke krijuar edhe një atmosferë të veçantë në rrugët e qytetit./Radar.al


