TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e Big Brother VIP, kanë hyrë edhe7 personazhe të rinj, të cilët ndryshe nga VIP-at, janë njerëz të zakonshëm, jo të njohur për publikun.
Ndërkohë vëllai i madh u ka kërkuar atyre të zgjedhin një nga banorët brenda shtëpisë, i cili do luante rolin e “borëbardhës”, pasi dhe ambienti në të cilin po qëndrojnë është me tavan të ulët dhe me orendi si për “xhuxha”.
Ata zgjodhën të ishte Rozana “Borëbardha” ndërsa nga ana tjetër kanë nisur përplasjet në shtëpi, ku Xumi i thërret këngëtares “o shtriga jonë”, dhe jo duke ju referuar si “borëbardha”, roli të cilin ka këto ditë./Radar.al


