Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Lezhë kanë referuar materialet në Prokurori ndaj shtetases Klementina Shahini, 66 vjeçe, e cila akuzohet për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit arsimor.
Sipas verifikimeve, 66-vjeçarja drejtonte shkollën private për arsimin fillor “Lezha Academik Center” pa pasur licencën e nevojshme. Gjithashtu, dyshohet se punësonte në mënyrë sezonale pedagogë për periudha 3-4 mujore, pa i deklaruar zyrtarisht dhe duke shmangur kështu detyrimet tatimore.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka nisur procedimin penal për këtë rast.


