SAUK– Menjëherë pas arrestimit të 5 inspektorëve të IMT-së për disa rezidenca që janë ndërtuar pa leje në zonën e Saukut, ka reaguar Kompania “AUSTRIAN CONSTRUCTION ALBANIA”.
Kompania bën me dije se ndërtimet e tre rezidencave kanë qenë me leje.
“Referuar shkresës së miratuar (bashkëlidhur në vazhdim), sipërfaqja totale e ndërtimit është 13666.6 m² mbi tokë dhe 10314.9 m² nën tokë. Ndërkohë, bazuar në situatën faktike në sheshin e ndërtimit aktualisht janë: 13094 m² sipërfaqe totale mbi tokë dhe 9199.1 m² sipërfaqe nën tokë”, thuhet në reagim.
Sipas kompanisë leja e ndërtimit është marrë për 33 vila, dhe momentalisht janë ndërtuar 31 të tilla./Radar.al



