Një ngjarje e pazakontë mësohet të ketë ndodhur ditën e djeshme (22 gusht) në qytetin e Fierit.
Policia ka njoftuar denoncimin e shtetasit A. G., 45 vjeç I cili është shprehur se një shtetase turke e ka mashtruar se në këmbim të disa parave ai do përfitonte disa trashëgimi.
Pas këtij, denoncimi policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.
“ Më datë 22.08.2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ka kallëzuar shtetasi A. G., 45 vjeç, banues në Fier, se një shtetase me identitet turk në rrjete sociale, e ka mashtruar për t’i dhënë një shumë parash, me pretendimin se 45-vjeçari ishte përfitues i një trashëgimie. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi dhe për përcaktimin e autorësisë së rastit” njofton policia.


