Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Afera “Partizani”/ Apeli i GJKKO rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive

    Ish-nënkryetari i Bashkisë së Sofjes: Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet, vë në rrezik edhe…

    Zaptuan hapësirat publike në Golem, 3 në hetim. Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    44 vjeçari shqiptar grabit bazilikën në Bolonja të Italisë, identifikohet dhe kapet 1 muaj më vonë në Slloveni

    April 5, 2026
    44 vjeçari shqiptar grabit bazilikën në Bolonja të Italisë, identifikohet dhe kapet 1 muaj më vonë në Slloveni

    Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është identifikuar si autori i vjedhjes në Bazilikën e San Luca-s në Bolonja të Italisë, pas një hetimi që zgjati rreth një muaj e gjysmë.

    Sipas autoriteteve italiane, ai është nën hetim si për vjedhjen në bazilikë, ashtu edhe për vjedhjen e makinës që përdori për të realizuar planin. 44-vjeçari rezulton me precedentë penalë.

    Ngjarja nis pasditen e 17 shkurtit, kur ai dyshohet se vodhi një automjet dhe më pas, gjatë natës, nisi të veprojë.

    Duke përfituar nga një kantier ndërtimi në anë të bazilikës, ai arriti të futet brenda ambienteve të saj pa u vënë re. Me tu futur brenda. ai grabiti bizhuteri të dhuruara për ikonën e Virgjëreshës si dhe donacione të tjera të besimtarëve.

    Në vendngjarje la pas një dorezë, një detaj që sipas mediave në Itali, u bë një nga provat kyçe për hetuesit.

    Pas vjedhjes, 44 vjeçari u largua me makinën e vjedhur, të cilën e braktisi disa kilometra më tej. Automjeti u gjet i pastruar me kujdes, teksa autori ishte përpjekur për të fshirë çdo gjurmë.

    Identifikimi i tij erdhi pas një pune të gjatë të policisë, e cila analizoi një numër të madh pamjesh nga kamerat e sigurisë. Hetuesit rindërtuan lëvizjet e tij hap pas hapi, duke krijuar itenerarin e plotë.

    Vetëm një ditë pas ngjarjes, 44-vjeçari u lokalizua në Slloveni, ku dyshohet se po largohej drejt Shqipërisë

    Një element që ka ngritur pikëpyetje është fakti se sistemi i alarmit në bazilikë ishte i çaktivizuar për shkak të punimeve në kantier – një rrethanë që mund të ketë qenë rastësi, por që u shfrytëzua për të realizuar vjedhjen pa pengesa.

    Prokuroria italiane ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka nisur procedurat ligjore ndaj tij, si për vjedhjen në bazilikë, ashtu edhe për automjetin e përdorur.

    44 vjeçari shqiptar grabit bazilikën Bolonja itali
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Afera “Partizani”/ Apeli i GJKKO rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive

    July 28, 2026

    Ish-nënkryetari i Bashkisë së Sofjes: Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet, vë në rrezik edhe…

    July 28, 2026

    Zaptuan hapësirat publike në Golem, 3 në hetim. Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

    July 28, 2026

    Ministrja Sala: Check-Up edhe për mbi 70-vjeçarët, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.