Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, besim për Shqipërinë! Prioritet investimet në mbrojtje! Brenda vitit, 3 avionë zjarrfikës

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

    February 7, 2026
    43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

    Publikimi i “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi statistikat e energjisë së rinovueshme tregon se rreth 43.11% e energjisë në vendin tonë vjen nga burimet e rinovueshme. Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet me peshën më të lartë të energjisë nga burimet e rinovueshme në Europë, një nivel dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Europian, që qëndron në 25.2%.

    Shqipëria renditet pas shteteve si Islanda me 79.3%, Norvegjia me 77.9% dhe Suedia, Finlanda, Danimarka e Letonia.

    Sipas të dhënave të mësipërme të Eurostat, normat më të ulëta të energjisë nga burime të rinovueshme në Europë regjistrohen kryesisht në disa vende të vogla ose me varësi të lartë nga importet fosile. Luksemburgu dhe Belgjika renditen në fund të listës, të ndjekura nga Malta, Italia dhe Holanda.

    Në Shqipëri, 105% e energjisë elektrike e konsumuar gjatë vitit 2024 rrjedh nga burime të rinovueshme. Pra, prodhimi i energjisë elektrike nga burime të rinovueshme në Shqipëri ka tejkaluar konsumin vendas, duke arritur në 105% të konsumit final bruto të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për burimet e rinovueshme të energjisë të konsumuara në transport, në vendin tonë vetëm 0.22% e kësaj energjie është e rinovueshme.

    Në nivel rajoni, vendi i dytë pas Shqipërisë është Mali i Zi, me 40.8% të energjisë të prodhuar nga këto burime. Serbia është e treta e renditur në nivel rajoni dhe ndiqet nga Maqedonia e Veriut, me 25.8% dhe 21.8% përkatësisht.

    Shqipëria renditet e dyta në Europë më përqindjen më të lartë të energjisë elektrike e cila rrjedh nga burimet e rinovueshme, ndërkohë që në vend të parë është Norvegjia, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 47.5%. Nga ana tjetër, Shqipëria e humb pozicionin e saj sa i përket energjisë së rinovueshme e përdorur në transport apo për ngrohje dhe për ftohje. Për energjinë e rinovueshme të përdorur për transport dhe ngrohje e ftohje renditemi poshtë mesatres së Bashkimit Europian./ SCAN

    43% e energjisë në vend nga burime të pastra Eurostat Shqipëria mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, besim për Shqipërinë! Prioritet investimet në mbrojtje! Brenda vitit, 3 avionë zjarrfikës

    July 21, 2026

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    July 21, 2026

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    July 21, 2026

    Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.