Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Studentja në Florida rrezikon mbi 10 vite burg pas “shakasë” për Netanyahun

    Delegacioni i “Fratelli d’Italia” inspekton kampin e Gjadrit: Qendra funksionon pothuajse në kapacitet të plotë

    Deklaratat e Trump trazojnë tregjet, dyshime për fitime miliona-dollarëshe nga informacioni i brendshëm

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    3 vite luftë/ Rama në samitin e Kievit: Mos injoroni realitetin e ri, Rusia e Amerika po bisedojnë veçmas

    February 24, 2025

    KIEV– Sot në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është drejtuar me një fjalim një samiti të mbledhur me liderët e BE që vizituan sot Kievin.

    Media ‘Sky Neës’ shkruan se Rama guxoi të ngrinte faktin se peizazhi diplomatik për Ukrainën ka ndryshuar në mënyrë themelore pas dialogut të Donald Trump me Rusinë dhe u bëri thirrje liderëve perëndimorë të mos e injorojnë këtë realitet të ri.

    Në një kontrast me premtimet e përsëritura për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe dëshirën për ta parë Kievin pjesë të BE-së dhe NATO-s, kryeministri shqiptar – ndonëse i mbështet këto objektiva – theksoi se ishte thelbësore të pranohej fakti që Rusia dhe SHBA po zhvillojnë bisedime në mënyrë të pavarur.

    Edi Rama tha se liderët po silleshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur, ndërkohë që me administratën e re në Shtëpinë e Bardhë shumë gjëra kishin ndryshuar.

    “Mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur, siç e dini të gjithë, dhe çështja është se si do të mbështetet në mënyrë efektive Ukraina dhe si… Europa si një kontinent mund të jetë efektive në mbrojtjen e vetes dhe në përfitimin maksimal nga diçka që po ndodh – një negociatë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.”- tha Rama.

    “Nuk jam i sigurt se vetëm duke folur për rritjen e mbështetjes ushtarake dhe të shpenzimeve ushtarake po e kuptojmë të gjithë thelbin e çështjes. Kjo është thjesht mendimi im modest. Ndoshta gaboj.”

    Ai preku çështjen e ndjeshme – faktin që Uashingtoni dhe Moska kanë nisur negociata për një marrëveshje dhe rrezikun që Ukraina të mbetet jashtë këtyre bisedimeve, me mundësinë që t’i imponohet një zgjidhje e padrejtë.

    “Prej kohësh kemi qenë në autopilotin amerikan. Tani duket se ky autopilot është çaktivizuar. Askush nuk e di për sa kohë. Është koha për një reflektim më të thellë sesa thjesht diskutimi mbi ndihmën dhe shpenzimet ushtarake. Ato janë padyshim të domosdoshme, por mund të mos jenë të mjaftueshme.”-tha Rama.

    Ai ritheksoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Ukrainën dhe aleatët e saj. Por shtoi se kishte dyshime nëse samiti po trajtonte vetëm gjysmën e problemit atë ushtarak duke lënë pas dore realitetin e ri politik dhe diplomatik./Radar.al

    3 vite luftë Kievi rama Rusia e Amerika
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Studentja në Florida rrezikon mbi 10 vite burg pas “shakasë” për Netanyahun

    April 20, 2026

    Delegacioni i “Fratelli d’Italia” inspekton kampin e Gjadrit: Qendra funksionon pothuajse në kapacitet të plotë

    April 20, 2026

    Deklaratat e Trump trazojnë tregjet, dyshime për fitime miliona-dollarëshe nga informacioni i brendshëm

    April 20, 2026

    Ghost Call/ Kompania “One Albania” pengoi policinë të zbulojë Call Center-at mashtrues në Tiranë

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.