Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më; Ish-presidenti: Nuk impresionohem nga aktrimet

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    3-mujori, kredia për shtëpi pësoi rënie për herë të parë që nga viti 2020 

    May 4, 2026

    TIRANË- Kredia për shtëpi e mbylli tremujorin e parë të vitit në rënie, për herë të parë në periudhën pas pandemisë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-mars, sektori bankar dha gjithsej 13.5 miliardë lekë kredi të re për shtëpi, 14.9% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Kredia ka dhënë shenja rritjeje gjatë marsit, por rezultati i tremujorit është përcaktuar nga rënia e ndjeshme e dy muajve të parë të vitit.

    Rënia e kredisë për shtëpi vjen në vijim të një cikli disavjeçar rritjeje të shpejtë. Për vitin 2025, kredia për shtëpi u rrit për të shtatin vit radhazi, me 17.3% më shumë krahasuar me vitin 2024.

    Fillimi i këtij viti ka sjellë një ngadalësim, ndërsa, sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues me bankat, edhe kërkesa e individëve për kredi u raportua në rënie në tremujorin e parë të vitit 2026.

    Bankat raportuan se kërkesa më e ulët për kredi në financimin e blerjes së banesave u nxit nga vonesat e krijuara në miratimin e udhëzimeve që duhet të shoqëronin ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, por edhe nga kufizimet rregullatore në fuqi prej korrikut 2025.

    Burime nga tregu bëjnë të ditur se disa banka kanë vendosur të jenë më të kujdesshme në këtë segment, edhe për shkak të shqetësimeve të lidhura me ciklin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet.

    Duke filluar nga mesi i vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë nisi të aplikojë kufizime për standardet e kredidhënies së re për blerjen e banesave, duke u përpjekur të frenojë rritjen e huasë në segmentin e individëve.

    Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë është vendosur 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj kufiri i lejuar është 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

    Ndërsa raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave për kreditë në Lekë është në nivelin 40% për shtëpinë e parë dhe 35% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj, niveli tavan është 35% për shtëpinë e parë dhe 30% për shtëpinë e dytë.

    Gjithashtu, pikërisht për shkak të rritjes së shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme, Banka e Shqipërisë aplikoi për herë të parë një shtesë të posaçme në kërkesat për kapital ndaj sektorit bankar. Shtesa kundërciklike e kapitalit u vendos për herë të parë në nivelin 0.25% (për t’u zbatuar nga 30 qershor 2025) dhe u rri më tej në nivelin 0.5% (për t’u zbatuar nga 31 dhjetori 2025).

    Çmimet e banesave kanë shënuar një rritje të shpejtë në vitet e fundit. Rritja, në terma mesatarë, vijoi edhe vitin e kaluar. Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025 u rrit me 28% në krahasim me një vit më parë.

    Megjithatë, rritja vjetore e çmimeve u ngadalësua nga niveli prej 41.7% i raportuar në gjashtëmujorin e parë 2025. Në veçanti për kryeqytetin, tregu shfaqet në ngadalësim të ndjeshëm. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 4.4% ndaj nivelit të një viti më parë.

    Rritja e çmimeve me bazë vjetore pësoi një rënie drastike nga niveli prej 32.6% i gjashtëmujorit të parë 2025. Banka e Shqipërisë vlerëson se kontributin kryesor në rritjen e vlerës së indeksit të përgjithshëm të çmimeve e ka dhënë rritja në vlerën e indeksit të llogaritur për zonat e bregdetit./Monitor

    kredia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më; Ish-presidenti: Nuk impresionohem nga aktrimet

    June 24, 2026

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.