TIRANË– Paraditen e sotme në qendrën tregtare “Toptani” në zemër të Tiranës, një vajzë 4-vjeçare është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të.
Për pasojë e mitura është dëmtuar, ndërsa është dërguar menjëherë me ambulancë në spital. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


