TAJLANDË– Një ngjarje e pahijshme është bërë virale në media, teksa janë publikuar pamjet e një çifti turistësh francezë.
Ata u filmuan duke bërë seks në një plazh tajlandez kanë shkaktuar zemërim. Alan, 24 vjeç, dhe e dashura e tij, Nadia, 24 vjeçe, u arrestuan pasi një foto e tyre lakuriq në rërë në plazhin Rayee në Phuket u bë virale gjatë fundjavës.
Dëshmitarët okularë përshkruan se të rinjtë francezë nuk bënë asnjë përpjekje për t’u fshehur, me disa që pretenduan se mund të dëgjoheshin nga ana tjetër e plazhit.
“Shumë të huaj e bëjnë këtë kur vijnë këtu. Janë si kafshë. Do të preferoja të isha i varfër, pa turistë që më vizitojnë, sesa të jetoja në këtë mjedis.”- deklaroi një vendas.

Një zëdhënës i policisë lokale tha se turistët pretenduan se nuk ishin “të vetëdijshëm se ishte një vepër penale”:
“Ata thanë se ishin të qetë sepse ishin me pushime dhe u rrëmbyen nga momenti. Të dy turistët pranuan atë që bënë dhe pranuan një gjobë. Të dhënat e tyre u morën dhe oficerët e imigracionit u njoftuan për rastin në mënyrë që të rishikonin vizën që u ishte dhënë”./Radar.al


