Një spital fëmijësh në kryeqytetin ukrainas, Kiev, është dëmtuar rëndë nga sulmet ruse.
Mësohet se të paktën 24 persona kanë mbëtur të vrarë në të gjithë vendin nga këto sulme.
Pamjet nga Spitali i Fëmijëve Ohmatdyt treguan dëme të mëdha, me kryebashkiakun e qytetit i cili tha se kishte viktima nga shpërthimi.
Kreu i administratës ushtarake në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, tha se të paktën 10 persona ishin vrarë atje, tre të tjerë të vrarë në qytetin lindor të Pokrovsk dhe një në Dnipro.
Volodymyr Zelensky tha se Rusia duhet të përballet me pasoja për sulmet e saj ndaj civilëve.
“Qytete të ndryshme: Kiev, Dnipro, Kryvyi Rih, Sloviansk, Kramatorsk. Më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme. Ndërtesat e banimit, infrastruktura dhe një spital për fëmijë u dëmtuan,” tha Zelensky.


