ITALI– Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit i cili vrau britalisht ish-të dashurën e tij shqiptare, Ilaria Sula, është dënuar me dy vjet burg për fshehjen e kufomës.
Kujtojmë se Krimi ka ndodhur më 26 mars të këtij viti. Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase Nosr Manlapaz dyshohet se e ndihmoi të birin të fshihte trupin e studentes.
Vendimi i dha dy ditë pasi, gjyqtari miratoi marrëveshjen e saj për pranimin e fajësisë, duke i dhënë dënimin me kusht.
Ndërkohë seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit do të fillojë më 9 Dhjetor. I ati i 23-vjeçares shqiptare, pas dhënies së vendimit të dënimit për nënën e autorit, u shpreh se kjo nuk është drejtësi.
“Për ne, kjo nuk është drejtësi. Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime duke e hedhur në tualet. Për ne, kjo nuk është drejtësi.”- tha Flamur Sula, babai i Ilarias, teksa komentoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë nga nëna e Mark Samsonit./Radar.al


