Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ’21 Janari’/ SPAK gati të thërrasë Edi Ramën për të dëshmuar

    November 4, 2024

    SPAK ka vendosur të marrë në pyetje në cilësinë e deklaruesit të gjithë politikanët apo ish-politikanët që ishin të pranishëm në protestën e 21 janarit dhe që u deleguan në fashikull nga prokuroria e kryeqytetit.

    Ajo që po tenton të zbërthejë SPAK përmes pyetjeve të drejtuara deri më tani ndaj politikanëve të majtë që janë pyetur është konfirmimi me dëshmi mbi veprimet e organizatorëve për të përmbajtur protestuesit nga aktet e dhunshme.

    Kur deri më tani kanë qenë si politikanë në SPAK deputeti Xhemal Qefalia, ish drejtuesi i PS për qarkun Tiranë Saimir Tahiri dhe së fundmi ish deputeti Arben Cuko, SPAK nuk përjashton mundësinë që të pyesë edhe kryeministrin Edi Rama, dhe të tjerë që përmes subjektit politik Partia socialiste u njoftua tubimi masiv në bulevard. Nga aktet e administruara pohohet nga anëtarë të grupit të hetimit rezulton që subjekti Politik njoftoi policinë e Tiranës për miratimin dhe mbarëvajtjen e manifestimit që u mbyll me katër të vrarë.

    Ndërkohë pritet që ish funksionarët e kallëzuar nga familja e të ndjerit Aleks Nika, ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i brendshëm Lulzim Basha dhe ish komandanti i gardës Ndrea Prendi, të pyeten mbasi të shterohet lista e gjatë. Mes tyre edhe e 50 oficerëve të gardës të tre njësive që u planvendosën në godinën e kryeministrisë por që nuk ishin pyetur të gjithë nga prokuroria e Tiranës.

    Më herët nga SPAK janë pyetur si dëshmitarë edhe ish drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe zëvendësi i tij. Ndërkohë që SPAK ka administruar edhe një vendim të 20 prillit 2012 të prokurorisë së Tiranës ku është shpallur pushimi i hetimeve ndaj disa gardistëve të konsideruar si “grupi i zjarrit”./tch

    21 janari socialistet ne spak spak te gjithe politikanet ne spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    June 5, 2026

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    June 5, 2026

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    June 5, 2026

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.