TIRANË– Sot bëhen 14 vjet nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit, ku humbën jetën 4 qytetarë. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama.
Ai shkruar se “drejtësia vonon po nuk harron”, ndërsa shton se “fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë
“21 Janar“Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…”- ka shkruar Rama.
Si sot 14 vite më parë, në 21 Janar 2011, u vranë 4 persona në protestën e opozitës së asaj kohe, në tubimin para Kryeministrisë dhe qeverisë “Berisha”. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika janë protestuesit që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, që ishte atë kohe në opozitë. Ata sot kanë marrë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, ndërsa familjarët përsërsin vazhdimisht apelin për drejtësi./Radar.al


