Gjatë takimit të sotëm me gazetarët teksa reagoi mbi hetimet e SPAK mbi dosjet e bujshme, kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet më tej dhe për çështjen e “21 Janarit”.
Dumani deklaroi se aktet për këtë çështje kanë mbërritur në SPAK më 11 korrik dhe që prej asaj dite vijojnë të kryhen veprime konkrete.
“Vendimi nga Gjykata e Lartë është marrë në mars të 2024 dhe aktet në SPAK kanë mbërritur në 11 korrik, në datën 15 korrik është bërë regjistrimi i procedimit penal pa emra konkret. Çdo ditë për këtë çështje kryhen veprime konkrete pasi e tillë është dinamika, që sjell nevojën për veprime të përditshme”, tha Dumani.
Kujtojmë se më 17 Janar në një reagim për Report.Tv motra e njërit prej viktimave, motra e Ziver Veizit reagoi ashpër ndaj SPAK duke u shprehur se pse hetime tpo zgjaten kaq shumë kur Berisha e ka pranuar vetë krimin e rëndë.


