Ndonëse kanë kaluar afro 2 muaj që nga vdekja e këngëtarit me famë botërore Liam Payne, hetimet mbi vdekjen e tij vijojnë akoma.
Referuar dokumenteve nga Rolling Stone, gjykatësi paditi dy punonjës hoteli, duke përfshirë menaxherin e recepsionit që lajmëroi ambulancën.
Gjykata la të pandehur menaxherin dhe recepsionistin dhe i urdhëroi ata të dëshmonin, megjithëse përmbajtja e saktë e akuzave ndaj tyre mbetet e paqartë.
Për më tepër, dy persona që dyshohet se furnizuan drogë për Payne do të merren në pyetje më 17 dhjetor.
E dashura e këngëtarit, e cila akuzohet për “braktisje me pasojë vdekjen”, do të dëshmojë më 18 dhjetor. Ndërsa dy punonjësit e hotelit do të thirren në gjykatë më 19 dhjetor.
EXCLUSIVE: Judge Considers Charging Two More Hotel Workers and Calls for Suspect Interrogations In the Liam Payne Death Investigation
More: https://t.co/zpHeOahyW1 pic.twitter.com/EGLObXrjTh
— Rolling Stone (@RollingStone) December 10, 2024


