PARIS– Teksa po mbahen Lojërat Olimpike në Paris, mediat e huaja kanë shkruar se ka arritur një rekord të ri numri i atletëve të shpallur hapur si pjesë LGBTQ+.
Numërohen 191 atletë që thonë publikisht se janë homoseksualë, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë që po marrin pjesë në lojëra, sipas Outsports, një organizatë që përpilon një bazë të dhënash të olimpistëve. Shumica dërrmuese e sportistëve janë gra.
Ky numër ka shfuqizuar rekordin e mëparshëm prej 186 atletësh të numëruar në Lojërat Olimpike të Tokios.
“Gjithnjë e më shumë njerëz po dalin hapur. Ata e kuptojnë se është e rëndësishme të jesh i dukshëm sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të marrë përfaqësim.”- tha Jim Buzinski, bashkëthemelues i Outsports.
Organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit kanë nënvizuar diversitetin dhe përfshirjen si tema kryesore, por kjo ka marrë disa goditje nga konservatorët fetarë.


