Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Politikani britanik që propagandoi kundër shqiptarëve/ The Guardian: Farage mori miliona nga miliarderi i kriptove para se të hynte në Parlament

    Aksident i rëndë në Tepelenë-Krahës, 8 të plagosur

    Fokus te droga dhe siguria, zbardhen porositë e Skënder Hitës për Policinë e Krujës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit?

    May 7, 2025
    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 14 qershor 2025

    TIRANË– Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut preku një minimum të ri historik ditën e martë, duke zbritur për herë të parë poshtë 98 lekëve. Rënia e kursit të Euros në pjesën e dytë të prillit dhe në ditët e para të majit përkon me fazën përmbyllëse të fushatës elektorale të 11 majit.

    Për këtë arsye, ka agjentë të këmbimit valutor që mendojnë se kjo ecuri e kursit të këmbimit mund të jetë ndikuar pjesërisht edhe nga fushata zgjedhore.

    Nëse shohim të dhënat e kursit të këmbimit gjatë katër zgjedhjeve të fundit, përkatësisht dy javë përpara dhe dy javë pas zhvillimit të tyre, vërehen disa luhatje, por ato nuk tregojnë një tendencë dhe kah të njëtrajtshëm në të gjitha rastet.

    Në zgjedhjet e fundit lokale, të 14 majit 2023, në ditët para zgjedhjeve pati një rënie të kursit të Euros në 110.82 lekë (nga 111.32 lekë që ishte një javë para zgjedhjeve). Pas zgjedhjeve, kursi shënoi një rritje të shpejtë deri në 113.4 lekë, por kjo rritje nuk zgjati shumë dhe deri në fund të muajit kursi arriti në nivele edhe më të ulëta se para zgjedhjeve.

    Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 (25 prill), luhatjet “zgjedhore” nuk ishin shumë të mëdha dhe as në të njëjtin kah. Edhe në atë rast, pati një rënie shumë të vogël pak ditë para zgjedhjeve (nga 123.13 deri 123.06 lekë), por kursi u rrit sërish qysh para zgjedhjeve dhe në ditët e para pas tyre. Më tej, gjatë majit kursi pësoi përsëri rënie në nivelet e mëparshme, poshtë 123 lekëve.

    Në zgjedhjet vendore të vitit 2019 (datë 30 qershor), nuk u vërejt një rënie e kursit të Euros në ditët para zgjedhjeve, përkundrazi, lëvizjet ishin kryesisht në kahun e një rritjeje të lehtë. Në 10 ditët e fundit para zgjedhjeve, kursi u rrit nga 121.65 lekë në 122.65 lekë. Në vazhdim, kursi iu kthye rënies dhe dy javë pas zgjedhjeve arriti afërsisht në ato nivele ku ndodhej dy javë para tyre.

    Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 (25 qershor) pati një tendencë më të qartë të rënies së kursit të Euros para zhvillimit të zgjedhjeve. Në dy javët para zgjedhjeve Euro humbi afërsisht 1.6 lekë (nga 133.57 lekë në 131.98 lekë), ndërsa më pas u rrit sërish sipër 132 lekëve. Niveli prej 131.98 lekësh ishte edhe më i ulët i regjistruar për të gjithë vitin 2017.

    Nga vrojtimi i ecurisë së kursit të këmbimit në periudhat zgjedhore, vërehen luhatje, megjithatë ato nuk tregojnë një tendencë gjithmonë të njëkahshme.

    Për më tepër, në vitet e fundit kursi i këmbimit në përgjithësi është karakterizuar nga një shtim i luhatshmërisë në intervale kohore afatshkurtra. Periudhat zgjedhore nuk përbëjnë përjashtim dhe as nuk shfaqin amplituda lëvizjeje që të bien veçanërisht në sy në kurbën vjetore të kursit.

    Edhe për këtë arsye, është e vështirë të thuhet nëse dhe në çfarë mase luhatja e kursit të këmbimit në një periudhë zgjedhore është domosdoshmërisht e lidhur me zgjedhjet./Monitor

    Festojnë datëlindjen të dy në një ditë, urimi i Arbanës për Eduartin: Dashuri…

    “Rama ik”/ Kryeministrit i ndërpresin fjalimin në Krujë: Vdeksha për ty, rrofsh o hudhër

    LAJM I FUNDIT/ Qëlloi drejt policëve, arrestohet Luan Alla

    Adoleshenti i zhdukur prej 3 javësh, e ëma kërkon ndihmë nga policia

    euro kursi i kembimit Leku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Politikani britanik që propagandoi kundër shqiptarëve/ The Guardian: Farage mori miliona nga miliarderi i kriptove para se të hynte në Parlament

    April 29, 2026

    Aksident i rëndë në Tepelenë-Krahës, 8 të plagosur

    April 29, 2026

    Fokus te droga dhe siguria, zbardhen porositë e Skënder Hitës për Policinë e Krujës

    April 29, 2026

    Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron veprime ushtarake ndaj SHBA

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.