Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    Horror në Meksikë/ Aktivistët zbulojnë mbi 1 mijë pjesë kockash në liqen, dyshohet për vi*tima të karteleve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    14-vjeçari me meningit u shtrua me urgjencë në QSUT, reagon Instituti i Shëndetit Publik

    February 11, 2025

    Një 14-vjeçar raportohet se ndodhet në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës në gjendje jo të mirë shëndetësore, pas transferimit nga spitali i Durrësit ku u diagnostikua me meningjit gjatë fundjavës që kaloi. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Nga ana tjetër, prindër në disa shkolla të Durrësit kanë ngritur alarmin për përhapjen e këtij infeksioni pasi fëmijët e tyre janë prekur nga meningjiti dhe nuk është marrë asnjë masë.

    Lidhur me këtë situatë ka reaguar më pas Instituti i Shëndetit Publik në rrjetin social Facebook i cili ka dhënë një sqarim më të detajuar.

    Njoftimi:

    “Në lidhje me infeksionin e Neisseria meningitis theksojmë që është një sëmundje infektive, pra një infeksion bakterial që trasmetohet në mënyrë të shpejtë me kontaktin e ngushtë dhe të zgjatur dhe mund të paraqitet dhe me forma fulminante.

    Infeksioni i meningokokut mund të shfaqet në çdo moshë, por ka dhe grupmosha me afinitet më të lartë.

    Per sa i perket rastit 14 vjeçar së pari i urojmë shërim të shpejte dhe njëkohësisht theksojmë se është ndjekur në mënyrë të shpejtë nga Urgjenca e Spitalit të Durrësit duke kryer ekzaminimet neurologjike për shkak të gjendjes së stuporit e klinikës se rëndë si dhe duke vlerësuar këtë situatë rasti me suspekt Meningo-Encefalit (prekje të cipave të trurit) transferohet në QSUT “Nënë Tereza”.

    Infeksioni nga Neisseria meningitis është një një infeksion që raportohet si rrjedhojë e zbatimit të Ligjit nr 51/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive dhe të dhënat jenë të deklaruara në sistemin elektronik dhe si i tillë nuk është fshehur, por përkundrazi është raportuar dhe janë ndjekur rekomandimet për masat e profilaksisë për familjarët, personelin shëndetësor në Durrës 19 persona, personeli shëndetësor në QSUT si dhe kontaktet e ngushta në klasën e rastit, ku kanë marrë profilaksinë me antibiotikë 24 nxënës dhe 6 mësues duke ndjekur dhe respektuar Udhëzuesin specifik si për çdo rast tjetër të dyshuar apo të konfirmuar me Neisseria meningitis.

    Theksojmë se nuk ka asnjë neglizhencë në ndjekjen klinike, epidemiologjike, por janë ndjekur hapat në mënyrë rigoroze për zbatimin e Udhëzuesit per ndjekjen e profilaksisë dhe të hetimit epidemiologjik.

    Pacienti po merr mjekim sipas protokollit në terapi intensive, për sëmundjen me të cilën është diagnostikuar. Gjendja e tij po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga ekipi mjekësor”, shkruhet në njoftimin e ISHP-së.

    14 vjecari me meningit Durrës ISHP meningit akut spital
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    April 18, 2026

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    April 18, 2026

    Horror në Meksikë/ Aktivistët zbulojnë mbi 1 mijë pjesë kockash në liqen, dyshohet për vi*tima të karteleve

    April 18, 2026

    SHBA bllokon 21 anije në Ngushticën e Hormuzit, tensione të forta me Iranin

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.