Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    Horror në Meksikë/ Aktivistët zbulojnë mbi 1 mijë pjesë kockash në liqen, dyshohet për vi*tima të karteleve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    13-vjeçari terrorizon lagjen në Shkodër: Dhunë ndaj bashkëmoshatarëve dhe grabitje ndaj të moshuarve

    March 27, 2026

    Një rast shqetësues ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një 13-vjeçar akuzohet për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëmoshatarëve dhe grabitje ndaj të moshuarve, duke u marrë para dhe sende personale.

    Denoncimi erdhi në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” nga një nënë, e cila tregon se djali i saj, nxënës i klasës së tetë, jeton i terrorizuar dhe nuk guxon të dalë i vetëm nga shtëpia. Edhe babai është detyruar të lërë punën për ta shoqëruar çdo ditë në shkollë.

    Sipas denoncimit, 13-vjeçari detyron fëmijë të tjerë të dorëzojnë sende personale, i kërcënon dhe disa herë ka përdorur dhunë fizike. Pamjet e siguruara nga “Fiks Fare” tregojnë të miturin teksa rrëzon biçikletën e një të moshuari, hedh sendet në tokë dhe merr portofolin, duke u larguar pa pengesa.

    Nga ana tjetër, nëna e 13-vjeçarit e justifikon sjelljen e tij me hiperaktivitetin dhe pohon se është në dijeni të shoqërimeve të tij në komisariat. Shkolla ka ndërhyrë me ndihmën e psikologëve, por sipas saj, ndërhyrja ka qenë e kufizuar. Drejtuesit e institucionit ku ndjek mësimin i mituri thonë se ai sillet rregullisht brenda ambientit të shkollës, megjithatë ka pasur mungesa të shpeshta.

    Burime nga policia bëjnë me dije se i mituri është referuar katër herë në prokurori në gjashtë muaj për veprën penale “Vjedhje”. Por, sipas ligjit shqiptar (neni 12 i Kodit Penal), individët nën moshën 14 vjeç nuk mbajnë përgjegjësi penale, çka e vështirëson ndërhyrjen ligjore. Prokuroria njofton se çështja po hetohet.

    13-vjeçari dhune shkoder
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim i fuqishëm në Gjermani/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, policia heton pistën kriminale

    April 18, 2026

    Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, ulet nën 200 lekë nafta

    April 18, 2026

    Horror në Meksikë/ Aktivistët zbulojnë mbi 1 mijë pjesë kockash në liqen, dyshohet për vi*tima të karteleve

    April 18, 2026

    SHBA bllokon 21 anije në Ngushticën e Hormuzit, tensione të forta me Iranin

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.