Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Konflikt mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, shoqërohet një i dyshuar

    Dyshime për varrezë masive në Zubin Potok, nisin gërmimet në Kalludër dhe arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

    Zjarr i përmasave të mëdha në një fermë blegtorale në Patos, digjen bagëti dhe shkaktohen dëme milionëshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    12 orë në ditë? Gjermanët duhet të punojnë më shumë

    June 2, 2025
    12 orë në ditë? Gjermanët duhet të punojnë më shumë

    Para pak ditësh kancelari Merz kërkoi që gjermanët të punojnë më shumë dhe më me efikasitet: Po sa? Në debatin rreth orarit të punës del një studim i ri mbi kohën e punës e rreziqet e tejkalimit të saj. Me deklaratat e para disa ditëve se gjermanët duhet të punojnë më shumë, kancelari gjerman, Friedrich Merz ndezi një debat mbi kohëzgjatjen e punës në Gjermani. Aktualisht në Gjermani llogaritet dita e punës tetë-orëshe, një standard ky nga viti 2018. Tani qeveria gjermane planifikon që t’ua mundësojë kompanive të kalojnë në orar javor pune, ashtu si e kanë kërkuar prej kohësh shoqatat e punëdhënësve me argumentin e një tregu pune më fleksibël.

    Por ndryshimi i planifikuar në një orar pune javor mund të rezultojë në ditë pune që zgjasin deri në dymbëdhjetë orë e 15 minuta. Ky është rezultati i një studimi të Fondacionit Hans Böckler, i cili është i afërt me sindikatat. Marrëveshja e koalicionit, parashikon të krijohet mundësia e “një kohe maksimale pune javore në vend të kohës ditore”, por “rregulloret aktuale të periudhës së pushimit duhet të ruhen”. Kjo do të thotë se duhet të ruhen të paktën njëmbëdhjetë orë midis dy ndërrimeve. Ekspertët e HSI-së llogarisin se duhet të planifikohet edhe një pushim 45-minutësh gjatë orarit të punës duke krijuar mundësinë e një dite pune prej më shumë se dymbëdhjetë orësh.

    Sindikatat protestojnë kundër braktisjes së ditës tetë-orëshe të punës. Kryetarja e Shoqatës së Sindikatave Gjermane, DGB, Yasmin Fahimi i përsëriti kritikat e saj në gazetën “Rheinische Post”: “Bëhet fjalë më shumë për legalizimin e modeleve të biznesit ligjërisht të dyshimta, siç janë turnet e rregullta dymbëdhjetë-orëshe për nënkontraktorët në shërbimin e pakove ose mungesa e periudhave të pushimit në industrinë e hotelerisë dhe ushqimit.”

    Rreziqe shëndetësore

    Pavarësisht, se marrëveshja e koalicionit e shikon kalimin në orar javor pune “në interes të një përputhshmërie më të mirë midis familjes dhe karrierës”, analiza e Institutit Hugo Sinzheimer për të Drejtën e Punës (HSI) të fondacionit paralajmëron nga pasojat. Pasojat do të ishin jo vetëm rreziqe shëndetësore, por edhe më shumë presion mbi familjet, sipas studimit.

    Instiuti HSI analizon argumentet kundër planeve të koalicionit. “Prej kohësh mjekësia mbi profesionet e ka provuar, se orët e punës më shumë se tetë orë janë të rrezikshme për shëndetin.” Në planin afatgjatë, problemet që lidhen me stresin dhe ato psikologjike shtohen, dhe kjo nga ana tjetër bëhet arsye për mungesa në punë dhe dalje në pension të parakohshëm nga jeta e punës. Sipas studimeve të HSI edhe rreziku i aksidenteve rritet gjithashtu nga ora e tetë e punës e më shumë. Ky rrezik rritet si në ambiente pune ashtu edhe rrezik aksidentesh gjatë udhëtimit për në shtëpi. Risia madje mund të jetë “madje ekonomikisht kundërproduktive”.

    Megjithëse marrëveshja e koalicionit e thotë qartë se do të ruhen “standarde të larta në sigurinë në punë” dhe se “asnjë punonjës nuk mund të detyrohet të punojë orë më të gjata kundër vullnetit të tij ose të saj”, realiteti mund të jetë ndryshe.

    Ekspertët e HSI Friedrich Merz gjermanët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Konflikt mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, shoqërohet një i dyshuar

    July 28, 2026

    Dyshime për varrezë masive në Zubin Potok, nisin gërmimet në Kalludër dhe arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

    July 28, 2026

    Zjarr i përmasave të mëdha në një fermë blegtorale në Patos, digjen bagëti dhe shkaktohen dëme milionëshe

    July 28, 2026

    Kroacia bllokon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, veto për mbylljen e Kapitullit 31

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.