SHBA– Kamala Harris, kadidatja demokrate për president në SHBA, është mbështetur nga 111 ish-zyrtarë republikanë të sigurisë kombëtare.
Përmes një letre të hapur, grupi i ish-zyrtarëve dhe politikanëve të Kongresit dhe Senatit deklaroi se lideri i ardhshëm i SHBA-së duhet të jetë dikush që mund të përparojë e mbrojë sigurinë dhe vlerat amerikane, të forcojë aleancat e tyre dhe të mbrojë demokracinë.
Më tej grupi ka thënë se kundërshton fuqishëm kandidaturën e Trumpit.
“Ne presim të mos pajtohemi me Kamala Harrisin për shumë çështje të politikës së brendshme dhe të jashtme, por ne besojmë se ajo zotëron cilësitë thelbësore për të shërbyer si presidente dhe jo Donald Trump. Prandaj, ne mbështesim Harrisin për presidente. Si president, ai promovoi kaosin e përditshëm në qeveri, lavdëroi armiqtë tanë dhe minoi aleatët tanë, politizoi ushtrinë dhe shpërfilli veteranët tanë. Ai i dha përparësi interesit personal mbi atij amerikan dhe tradhtoi vlerat tona, demokracinë dhe dokumentet themeluese të këtij vendi.’-deklaruan ata./cnbc


