Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ushtria izraelite: Disa anëtarë të Hezbollahut u vranë për shkelje të armëpushimit

    Turistët “pushtojnë” Vlorën/ Pushimet e pranverës, të huajt vizitojnë qytetin bregdetar

    Raporti i KLSH: Barna të skaduara në farmaci! Lista e rimbursimit në shkelje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    11 plumba për “Qotin” nga Lezha/ Vra*ja e shqiptarit në Kolumbi, “killeri” u pagua me dollarë, detajet

    October 7, 2025

    Detaje të reja janë zbuluar për ekzekutimin e 44-vjeçarit shqiptar Artur Tushi, i njohur me nofkën “Qoti”, i vrarë disa ditë më parë në qytetin Medelin të Kolumbisë. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij, ku një killer me pagesë e qëlloi plot 11 herë, duke i marrë jetën në vend.

    Autoritetet kolumbiane kanë njoftuar se autori i dyshuar, një 35-vjeçar me origjinë venezueliane, u arrestua 19 kilometra larg vendit të krimit. Sipas policisë, ai ishte paguar në dollarë për të kryer ekzekutimin, fakt që ngre dyshime për një sfond kriminal ndërkombëtar dhe përfshirjen e rrjeteve të trafikut të drogës në Amerikën Latine.

    Nga Lezha në Medelin, rruga e dyshimtë e “Qotit”
    Artur Tushi ishte me origjinë nga fshati Rraboshtë i Lezhës, por kishte jetuar për një kohë të gjatë në Itali. Emri i tij nuk është i panjohur për autoritetet shqiptare: në vitin 2017, ai u rrëmbye në zonën mes Fushë-Milotit dhe Milot–Burrelit, teksa udhëtonte me makinën e tij. Personat që e rrëmbyen i vendosën një qese në kokë dhe e mbajtën peng në një banesë, ndërsa i morën rreth 200 mijë lekë.

    Në atë kohë, policia shqiptare konfirmoi se Tushi nuk kishte precedentë penalë në Shqipëri apo Itali, por dyshohej për lidhje me veprimtari të paligjshme jashtë vendit. Hetimet ndërkombëtare që pasuan zbuluan se ai ishte nën hetim në Ekuador dhe Spanjë për dhunë fizike dhe posedim droge.

    Sipas burimeve nga Interpol dhe autoriteteve kolumbiane, Tushi mund të ketë qenë i përfshirë në rrjete narkotrafiku në Amerikën Latine. Ekzekutimi i tij me shumë të shtëna pranë banesës tregon një atentat të mirëorganizuar, tipik për llogaritë kriminale brenda karteleve.

    Artur Tushi kolumbi Lezha Qoti vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ushtria izraelite: Disa anëtarë të Hezbollahut u vranë për shkelje të armëpushimit

    April 18, 2026

    Turistët “pushtojnë” Vlorën/ Pushimet e pranverës, të huajt vizitojnë qytetin bregdetar

    April 18, 2026

    Raporti i KLSH: Barna të skaduara në farmaci! Lista e rimbursimit në shkelje

    April 18, 2026

    Eliminimi i Realit dhe Barcelonës nga Champions, Ancelotti: Skuadra më e fortë është…

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.