Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Dardan Malaj/ 11 Maji mund të shihet edhe si një “Win – Win”

    May 27, 2025

    Nga Dardan Malaj
    Të mendojmë për një moment se Sali Berisha në prag dhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 Majit:

    ● nuk kishte prioritet kryesor fitoren e zgjedhjeve nga PD dhe rikthimin si Kryeminister (Kujtoni se ai nuk kopjoi as vetveten e vitit 2005 duke mos bërë kështu asgjë të ngjashme. Nuk krijoi front unik opozitar, nuk ndërtoi skuadër të re të ngjashme me KOP-in e famshëm dhe as nuk e hapi partinë ndaj shoqërisë. Nuk dinte ta kopjonte vetveten? Nuk dinte të ofronte një kandidat tjetër për Kryeministër duke ndenjur vet pas tij? E vështirë për tu besuar ndërsa më shumë gjasa ka që thjesht ky nuk ishte objektivi kryesor)
    ● kishte për objektiv lehtësimin e pozitave dhe raporteve të tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Kujtoni kontratën e lobimit 6 mln usd të cilën çdokush e kupton se do ishte autogol në mes të fushatës në raport me perceptimin publik. Një lider me eksperiencë nuk e bën diçka të tillë pa dashje por thjesht kur qëllimi e justifikon mjetin);

    ● kishte për objektiv krijimin e një Grupi Parlamentar të konsoliduar dhe besnik ndaj tij. (Kujtoni se si primaret u tretën dhe më të votuarit brenda anëtarësisë nuk u përfshinë në lista. Besnikëria prevaloi mbi pëlqyeshmërinë. Nuk ka dyshim se një lider me eksperiencën e Berishës e di mirë koston e kësaj vendimmarrje. Sërish vendimi merret sepse garanton qëllimin)

    ● kishte për objektiv nxjerrjen jashtë Parlamentit të Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeajt etj.;

    ● kishte për objektiv tretjen e PL-së përmes lënies jashtë Parlamentit të Ilir Metës ndërsa Monika Kryemadhi gjithashtu nuk do ishte më deputete;

    ● kishte për objektiv dështimin e çdo alternative politike të re opozitare që del përtej rrymës zyrtare të PD;

    MARRË NË KONSIDERATË faktin se sot në 27 Maj, Berisha nuk është Kryeministër por;

    ● ka pozita relativisht më të relaksuara në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

    ● ka një grup parlamentar besnik me 50 anëtarë;
    ● sheh jashtë Parlamentit Lulzim Bashën, Enkelejd Alibeajn etj.;

    ● sheh jashtë Parlamentit Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Shpëtim Idrizin, Dashamir Shehin;

    ● sheh të dështuar lëvizjet e reja si “Nisma – SHB”, “Lëvizja Bashkë”, “Mundësia”, 4 mandatet e të cilëve nuk kanë asnjë vlerë politike kushtëzuese dhe nuk ka shanse të kthehen në alternativën kryesore opozitare;

    ● ka në dorë sërish në mënyrë ekskluzive “çelësat” e opozitës shqiptare por dhe fatin e nesërm të saj përballë një mazhorance në mandatin e katërt me një super pushtet dhe potencialisht mbi 83 kartona në Parlament;

    DUKE PRANUAR se suksesi apo dështimi varen nga objektivi që i ke vendosur vetes, lind pyetja: Berisha ka humbur apo ka fituar?

    Mos ndoshta 11 Maji ishte një Win – Win? Jo detyrimisht, por mund të shikohet edhe kështu!

    11 maji Berisha rama zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    May 1, 2026

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    May 1, 2026

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    May 1, 2026

    “19 vjeç u dashurova”/ Rrëfimi i pazakontë e Spartak Ngjelës: Ja pse nuk u bëra baba

    May 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.