Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    105-vjetori i Ismet Elezit, Begaj: Drejtësia ka nevojë për modele

    April 7, 2025
    105-vjetori i Ismet Elezit, Begaj: Drejtësia ka nevojë për modele

    Me rastin e 105-vjetorit të lindjes së profesorit të drejstësisë, Ismet Elezi, ditën e sotme u organizua një ceremoni e posaçme në të cilën mori pjesë dhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

    Në nderim të profesor Elezit për kontributin e tij në ndërtimin e të Drejtës Penale në shtetin modern shqiptar dhe në edukimin e brezave të studentëve, presidenti në fjalën e tij theksoi se modele të tilla marrin një peshë të madhe në një kohë kur drejtësia e re shqiptare po kalon procesin më të rëndësishëm të transformimit në epokën e demokracisë.

    “Profesor Ismeti është vetë historia e gjallë e shkollës juridike shqiptare. Ai ka qenë model në përkushtimin ndaj dijes dhe edukimit të brezave të rinj”, vlerësoi Begaj.

    Më tej Begaj u shpreh se “drejtësia e re ka gjithashtu, nevojë për gurët e vet kilometrikë për modele dhe shembuj të integritetit e profesionalizmit”.

    Referuar më tej procesit të transformimit të këtij sistemi në Shqipëri, Presidenti i Republikës vlerësoi arritjet e deritanishme.

    “Në 10 vitet e fundit vendi ka njohur Reformën në Drejtësi që, për nga përmasa, ndikimi, transformimi e, mbi të gjitha, nga pritshmëritë ndaj saj, është një nga sipërmarrjet më të fuqishme të kryera në këto 3 dekada”, theksoi ai.

    Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e kulturës së një hetimi profesional, të paanshëm e të pavarur si një tjetër gur kilometrik.

    “Çrrënjosja e pandëshkueshmërisë dhe instalimi i kulturës së shtetarit si administrator i përgjegjshëm i interesit publik është një gur kilometrik. Zhvillimin sasior të saj e dallojmë nga numri i rasteve që ndiqen penalisht. Zhvillimin cilësor e dallojmë kur me kurajë, vendosmëri dhe drejtësi zbatohet ligji ndaj të fuqishmëve apo atyre që janë të paprekshëm. Kultura e hetimit profesional, të paanshëm dhe të pavarur është, gjithashtu, një gur kilometrik”, shtoi Begaj.

    Ndërsa më tej vlerësoi dhe rëndësinë e ruajtjes të pastër të sistemit të drejtësisë.

    “Vetingu permanent, kontrolli i brendshëm dhe vetëpastrimi zënë vend të rëndësishëm në gurët kilometrikë të drejtësisë së re. Drejtësia e re nuk mund të jetë e re nëse shfaq simptomat e drejtësisë së vjetër, si korrupsionin, klientelizminapo korporativizmin.  Ajo duhet të shfaqë imunitet të padiskutueshëm dhe të jetë e padepërtueshme nga sëmundjet e vjetra. Drejtësia e re ka identitetin dhe moralin e njerëzve që e bëjnë dhe përbëjnë atë”, tha ai.

    Ndërsa u shpreh i sigurt për suksesin gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit apeloi që “drejtësia e re duhet pranuar si thirrje dhe kontributi për të duhet kuptuar si premtim solemn”.

     

    105-vjetori i Ismet Elezit begaj drejtesia shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.