Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    Sulm gjatë Krenarisë LGBTQ+ në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur, policia kërkon 21-vjeçarin e dyshuar

    Zbulohet një shpellë 70 metra e thellë në Llogara, eksploruesit gjejnë eshtra kafshësh të egra

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    10 mijë aplikime në 24 orë, fermerët nxitojnë për subvencionet e Skemës Kombëtare 2026

    May 26, 2026

    Interesi i fermerëve për të përfituar nga subvencionet e Skemës Kombëtare 2026 ka qenë i lartë që në ditën e parë të hapjes së aplikimeve. Deri tani janë regjistruar rreth 10 mijë aplikime, ndërsa afati përfundimtar për dorëzimin e tyre është data 25 qershor.

    Mes fermerëve që kanë aplikuar është edhe Adem Lushi nga Domja, i cili është paraqitur pranë zyrave të AREB në Tiranë për të përfituar mbështetje për blegtorinë e imët.

    “Kam ardhur nga stanet në Domje për të aplikuar. Kam 270 dele dhe vij çdo vit këtu, sepse nuk kam mundësi ta bëj vetë në telefon”, u shpreh ai.

    Këtë vit procesi i aplikimit në portalin e-Albania është thjeshtuar ndjeshëm. Sipas specialistëve, shumë veprime janë automatizuar, duke reduktuar kohën dhe procedurat që duhet të ndjekin fermerët.

    “Për Skemën Kombëtare 2026, të dhënat që duhet të plotësojë fermeri janë minimale, me qëllim që aplikimi të jetë sa më i lehtë dhe i aksesueshëm”, tha specialistja Gerantina Llanaj.

    Fermerët mund të aplikojnë edhe përmes telefonit celular, por një pjesë e madhe vijojnë të drejtohen pranë agropikave për asistencë.

    Një nga ndryshimet kryesore këtë vit është rritja e mbështetjes financiare për blegtorinë. Sipas ekspertëve, subvencioni për krerët e bagëtive është rritur nga 1200 në 1500 lekë për kokë.

    Ndërkohë, për herë të parë, fermerët nën moshën 40 vjeç do të kenë mundësinë të përfitojnë deri në 1 milion lekë të reja për investime në ndërtimin e stallave apo mbjelljen e parcelave bujqësore.

    fermeret skema kombetare subvencione
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    July 26, 2026

    Sulm gjatë Krenarisë LGBTQ+ në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur, policia kërkon 21-vjeçarin e dyshuar

    July 26, 2026

    Zbulohet një shpellë 70 metra e thellë në Llogara, eksploruesit gjejnë eshtra kafshësh të egra

    July 26, 2026

    Trump nën presion nga këshilltarët ushtarakë, CNN zbulon debatet për Iranin

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.