Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se Kampionati Botëror 2026 do të jetë i fundit në karrierën e tij.
Sulmuesi portugez e bëri të ditur këtë në një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive në mbarë botën.
“Po, ky është Botërori im i fundit. Le të shkojmë dhe ta shijojmë atë!”, u shpreh Ronaldo, duke lënë të kuptohet se synon ta mbyllë karrierën në Kupën e Botës me një tjetër paraqitje të madhe me fanellën e Portugalisë.


