Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, duke shkaktuar tym të dendur që ka mbuluar zonën. Forcat zjarrfikëse të Vlorës, me 7 punonjës, janë angazhuar për të izoluar dhe shuar flakët.
Fatmirësisht, mungesa e erës së fortë pasditen e sotme ka kontribuar në frenimin e përhapjes së zjarrit. Aktualisht, vatrat janë të izoluara dhe nuk ka rrezik për përhapjen e flakëve në zona të tjera.


