Situata në fshatin Plashnik, njësia administrative e bashkisë Poliçan, mbetet e rënduar pasi zjarri ka përfshirë pothuajse të gjithë territorin e njësisë.
Kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotkaj, deklaroi për mediat se: “Zjarri ka përfshirë pothuajse të gjithë gryka, nga Tepelena deri në kufi me Veleshnjën. Janë rreth 15 shtëpi të banuara, ndërkohë që gjithsej janë 30-40 banesa.”
Ekipet e emergjencës civile po vijojnë me evakuimin e banorëve, megjithatë disa prej tyre refuzojnë të largohen, duke u përpjekur të mbrojnë shtëpitë dhe bagëtitë e tyre nga flakët.


